Dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman/ Ende mister fati i 26-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon të mbetet mister fati i 26 vjeçarit Mateo Lika i cili një ditë më parë ka humbur kontaktet me familjarët, ndërsa ende nuk ka asnjë të dhënë nëse automjeti është në ujërat e lumit Seman apo pas përplasjes me parkamakët e urës është larguar që aty.

Të dyja pistat vazhdojnë të jenë nën hetimin e bluve të Fierit, ndërsa kontrollet do të vijnë si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth, me shpresën për të gjetur automjetin.

Të dielën për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit, por nuk arritën të gjenin automjetin e apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë. Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman.

Telefoni i 26 vjeçarit vijon të jetë i fikur dhe vendndodhja e tij dhe automjetit të marrë me qira bëhet edhe më i vështirë.

Makina nuk ka qenë e pajisur me gps ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26 vjeçarit.  Fakti që deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim tjetër, çon që të mendohet se 26 vjeçari mund të udhëtonte i vetëm.

Në pyetje janë marrë të njohur të 26 vjeçarit e kontaktet e këtij të fundit për të mësuar lëvizjet përpara se të zhdukej.

 

Të fundit

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

Lajme të tjera

Web TV