Ja si mund të punësoheni në Gjermani/Ambasadori Zingraf mesazh shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori gjerman në Tiranë ka shpjeguar të gjitha procedurat që duhet të ndiqni për t’u punësuar në Gjermani. Ambasadori Peter Zingraf,  përmes një video-mesazhi, tregon se si  Ligji i ri i Imigrimit për Fuqinë Punëtore të Kualifikuar krijon mundësitë për të punuar në Gjermani.

“Ne në ambasadë do bëjmë më të mirën tonë për t’u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim”, thekson ai.

Mesazhi i ambasadorit gjermane, Peter Zingraf: Më 1 mars 2020 hyn në fuqi në Gjermani “Ligji për Integrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar”. Ai zgjeron mundësitë për një emigrim të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota drejt Gjermanisë.

Çfarë do të ndryshojë? Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën, nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universitare, e cila njihet në Gjermani. Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimi nga gjermania.

Për të përfituar nga Ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme: Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë. Diplomat e huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihen fillimisht nga institucionet gjermane. Si mund ta bëni këtë, kujt duhet t’i drejtoheni, këtë e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.

Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani. Rregullat e njohur, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit e pak ose aspak të kualifikuar, mbetet ende në fuqi. Ne në ambasadë do bëjmë më të mirën tonë për t’u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim.

Lexo edhe :  “Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare. Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë që prej 30 vitesh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitë këtu në Shqipëri. Për këtë kemi financuar që prej vitit 1988 projekte të bashkëpunimit për zhvillim në vlerën e mbi një miliard eurove.

Këtu e kam fjalën kryesisht për projekte të infrastrukturës, si fuqizimi me ujë të pijshëm, por veçanërisht edhe për zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, mbështetjen e Startup-eve dhe arsimin dual profesional. Prandaj informohuni edhe për perspektivat në Shqipëri, për shembull te Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë dhe Shkodër”, shprehet ambasadori gjerman.

Të fundit

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje,...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që...

Skandali i Bankers/ 12-15 miliadë euro janë vjedhur nga nëntoka shqiptare

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në News24, ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum. Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar...

Lajme të tjera

Web TV