Robert Aliaj habit me deklaratën/ “Shpulla e Kejvinës ndaj Luizit ishte një akt guximi!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti Robert Aliaj komentoi në emisionin “Goodmorning Albanians”, bullizmin dhe dhunën e ushtruar në ‘reality show-t’ që transmetohen në televizion.

Aliaj e konsideroi shpullën e Kejvina Kthjellës, ndaj këngëtarit Luiz Ejlli në një reality show, si një akt guximi dhe theksoi se dënimi duhet të ishte i dyanshëm, pasi një vajzë nuk qëllon asnjëherë kot.

Ai shtoi gjithashtu se veprime të tilla në televizion nuk duhet të lejohen dhe të kthehen në një standard.

“Në fakt një vajzë nuk të godet kurrë. Kurrë një femër nuk godet një mashkull në atë formë. U orientua nga Luizi me presion psikologjik për ta bërë atë gjest. Kur t’i do dënosh njërin person, mbi të gjitha një vajzë, nuk ka mundësi të mos dënosh dhe personin tjetër, një mashkull. Një vajzë që ta fut me shpull do të thotë se ti i ke bërë diçka që ajo nuk e donte. Pra më mirë të ma fusi një vajzë me shpull dhe do ta pranoja. Ishte një akt guximi dhe revolte. Sigurisht nuk duhet të lejohet dhe të bëhet standard”, tha Aliaj.

 

Të fundit

Operacioni anti-drogë/ Dumani: Është goditur një prej grupeve kriminale më të fuqishme

Në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të drejtësisë italiane, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se...

Hailey Bieber flet për mëmësinë dhe zërat për divorc: Është periudha më e ndjeshme

Hailey Bieber është lodhur nga fakti që jeta e saj po analizohet në mënyrë të detajuar, veçanërisht pas ardhjes në jetë të fëmijës së...

“Mafia shqiptare”/ Prokurori Publik i Barit: Të vendosur për të luftuar këtë “kancer”

Prokurori Publik i Barit dhe Prokurori i Përgjithshëm, Roberto Rossi, ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve ligjzbatuese italiane dhe shqiptare në luftën kundër...

Megaoperacioni antidrogë, arrestohet administratori i autobusëve të linjës Shqipëri-Itali

Megaoperacioni i koduar “Ura” mes autoriteteve shqiptare e italiane është shtrirë edhe në qytetin e Fierit. Mes 52 urdhër-arresteve të lëshuara është edhe Ligor...

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë vetvrarë nga loja e ruletës....

Lajme të tjera

Web TV