Begaj thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar më datë 23 Janar 2023.

Mbledhja do të ketë si temë: “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

NJOFTIMI

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar më datë 23 Janar 2023, ora 14:00 me temë:
“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Të fundit

“B-21 Raider”, fantazma e re amerikane që mund të bombardojë Pekinin

Emri i tij është B-21 Raider dhe është bombarduesi i parë strategjik i projektuar nga e para, prej Shteteve...

1945 – San Francisko, Nënshkruhet Karta e Kombeve të Bashkuara

Më 26 qershor 1945, në përfundim të Konferencës së San Franciskos, përfaqësues nga 50 vende aleate që kishin luftuar kundër Fuqive të Boshtit gjatë...

“Nuk e quajta baba”, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaron komentet për Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mohoi se e ka quajtur Presidentin Donald Trump “baba” në një intervistë ekskluzive me Reuters. Rutte shpjegoi se...

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të aleancës dhe konsiderohet si më...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Lajme të tjera

Web TV