Moderatorja: Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë! Luizi nuk ka ofenduar asnjë nga vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhuna e burrave ndaj grave dhe rasti i Luiz Ejllit brenda në shtëpinë e Big Brother që u godit nga Kejvina Kthjella, ishin pjesë e diskutimit në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, ku e ftuar ishte moderatorja nga Kosova, Albina Zeneli.

Gjatë analizës së saj, në cilësinë e njeriut të ekranit, Albina u shpreh se Kejvinën nuk do ta intervistonte kurrë, ndërsa për Luizin ajo u shpreh se po akuzohet me pa të drejtë, pasi sipas saj, ai nuk po i ofendon vajzat, thjesht është futur në lojë.

“Luizi, nuk po ofendon vajzat, thjesht është futur në lojë… Për Kejvinën nuk di ca të them”, tha ajo.

Po ashtu, Albina rrëfeu dhe një ngjarje të përjetuar me Kejvinën.

“Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë, pa respekt. Kejvina më ka ofenduar dhe bullizuar për mbipeshën time”, rrëfeu ajo.

Ndërsa e pyetur se cilin nga protagonistët e mbetur në lojë pas përjashtimit të Kejvinës, Albina shikon si finalistë Luizin, Kiara Titon dhe Olta Xhillarin.

“Kiara nuk ka dhënë kontribut të madh, por do doja ta krahasoja me Beniadën me qetësinë dhe zgjuarsinë e saj”, shtoi moderatorja.

E pyetur se cili nga personazhet e ka surprizuar më shumë, Albina rrëfeu se disa prej tyre nuk e meritojnë aspak të quhen VIP-a.

“Në fillim pyesja për çdo emër, Eni, Zhaklina, nuk u përshtatet tituli “VIP-a”. Ndërsa për këta të “Përputhen”, nuk e di nëse mund të quhen të tillë”, u shpreh moderatorja nga Kosova, Albina Zeneli, në emisionin “Ditë e Re”

Të fundit

Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe...

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan që sfidoi heshtjen me fjalën...

Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me...

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…” , Jul Deda zbulon sekretin e produksionit

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u...

Kryeministri i Spanjës uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

Presidenti i Internacionales Socialiste dhe Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në...

Lajme të tjera

Web TV