Degjeneron deputeti në Kuvend: Kur kisha kaçurrela femrat pinin uiski me mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti “mbarëkombëtar”, Kostaq Papa është rikthyer sërish në vëmendje të mediave për gafat e tij. Kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar duke u përpjekur të bjerë në sy në Kuvend ka degjeneruar me fjalimin që ka mbajtur.

“Të gjithë duhet të jemi pak ‘gentleman’ meqë kanë ndodhur disa gjëra me fëmrat në periudhën e kaluar. Fëmrave duhet t’i kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat sepse në rininë time të gjitha fëmrat që më janë afruar mua, kur kisha kaçurrelat dhe paratë kanë pirë më shumë uiski dhe pije të mira sesa ujë”, u shpreh Papa.

Nga 140 deputetë që duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë, aty kanë mbetur vetëm 122 dhe një prej tyre është ky që dëgjoni në video. Kur hyri në Kuvend nga lista e Partisë Demokratike, Papa u bë i njohur për shkak të aktiviteteve të tij në “institucione kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare”.

Se ku ka dashur deputeti Papa të dalë me këtë fjalim mbi fëmrat është vështirë të thuhet. Por ajo që kuptohet me siguri është se tashmë që ka mbetur tullac, edhe pse deputet, fëmrat pranë Kostaq Papës pijnë vetëm ujë. Kohët kanë ndryshuar!

Të fundit

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV