Arta Dade për Elisa Spiropalin: Keqardhje për të, i ka krijuar kosto vetes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga gratë ikonë të Partisë Socialiste, Arta Dade i ka dhënë një goditje jo të vogël Elisa Spiropalit, zëdhënëses së Qeverisë. Spiropali është një prej figurave kryesore të PS-së dhe Qeverisë që shfaqet më së shumti në media për të mbrojtur aktet e kryeministrit Edi Rama.

Por mënyra se si Spiropali bën politikën dhe mënyra se si e përfaqëson PS-në nuk janë vlerësuar nga zonja Dade.

Në një intervistë për ‘Newsbomb’, Dade është shprehur se ndjen keqardhje për kostot që Spiropali i ka krijuar personalitetit të saj.

“Më lejoni që mos merrem me gratë por sigurisht nuk mund të përfaqësojë ato ideale për të cilat u krijua forumi i Gruas Socialiste. Ndoshta duhet të bëjmë një intervistë tjetër sepse nuk dua të merrem me individë. Unë vetëm e kam mbështetur Elisa Spiropalin dhe kam vetëm një keqardhje që ka krijuar shumë kosto në personalitetin e vet”, është shprehur ish-ministrja e Jashtme.

Në mendjen e ish-diplomates, pas mocionit që iu rrëzua në kongres është një lëvizje e re, që mund të përfshijë të majtë e të djathtë, të rinjtë, apo zonën ‘gri’ dhe për këtë, ajo u bën thirrje, socialistëve të vjetër, bashkëthemelusve të saj që të koordinohen.

“Ne që kemi qenë që nga themelimi kemi detyrime ndaj anëtarësisë së thjeshtë të PS. Se vërtet i kemi dhënë kësaj partie por edhe kemi marrë kjo parti. Unë personalisht kam marrë respektin e njerëzve tani që nuk jam më në struktura drejtuese dhe në Parlament dhe për këtë i vlerësoj shumë ndaj kam mesazhin që duhet të koordinohemi, dhe të mos bëjmë atë që u bë me PD kur ishin në qeverisje që kanë reflektuar defekte të rrezikshme për demokracinë në vend, edhe tani që janë në opozitë”, ka deklaruar Dade.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV