Kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohen dy të rinj shqiptar në Britani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elidon Zeka dhe Morin Lalaj janë arrestuar në Britani pasi janë kapur brenda një “shtëpi” bari në Londër.

Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia ka sekuestruar 123 bimë narkotike dhe 169 fidanë të tjerë me vlerë 250 mijë paund. Jashtë banesës ishte një dhe mjet i tipit BMW e cila u sekuestrua nga autoritetet. Mësohet se njëri shërbente për të transportuar drogën.

Brenda banesës u gjendën dy shqiptarët, njëri prej tyre kishte njohje me bandën e drogës por vetë punonte në lavazho, ndërsa tjetri kishte hyrë në Britani në rrugë ilegale, më konkretisht me varkë përmes Kanalit të La Manshit.

Autoritet britanike bëjnë me dije se shqiptarët e arrestuar janë Elidon Zeka dhe Morin Lalaj, të moshës 22-vjeçarë dhe se gjurmët e Lalaj u gjetën më vonë në frigoriferin e shtëpisë dhe në një numër dehumidifikues, ndërsa Zekës u gjendën 325 paund.

 

 

Gjatë marrjes në pyetje, Zeka nuk i është përgjigjur pyetjeve, ndërsa Lalaj tha se kishte  qëndruar në shtëpi për rreth 3 javë dhe se priste të paguhej me 2600 paund për kujdesin e lëndëve narkotike.

Të fundit

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

Lajme të tjera

Web TV