“Opozita duhet të ketë buqetë me lule të freskëta, e jo të vyshkura”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Jemi në prag të zgjedhjeve lokale në një klimë deri tani disi normale politike pa agresivitet pozitë -opozitë. Përse kjo “paqe”? Nuk ngjiz kauza opozita, apo ështe lojë e mazhorancës për të mbajtur ketë status quo?

Kjo situatë parazgjedhore duket e paqtë nga dy kampet që në fakt duhet të ishin me agresivitetin politik që jemi mësuar të shohim në çdo palë zgjedhje, por këtë herë gjërat janë më ndryshe për të dy anët. Opozita dhe mazhoranca janë në beteja dhe konflikte ligjore të ndryshme brenda vetes. Partia Demokratike vazhdon kalvarin në gjykata prej një viti për të drejtën e drejtimit të partisë. Ndërsa drejtuesit socialistë me problematikat që kanë me drejtësinë për akuzat e shumta që kanë në SPAK. Kjo është ajo që unë shoh aktualisht që dy forcat politike akoma nuk kanë fillur atë përballjen klasike të ashpër para zgjedhjeve lokale. Gjithsesi unë nuk shikoj ndonjë fushatë agresive edhe në të ardhmen, duket sikur palët duan të garantojnë ato votat e sigurta të mbështetësve të tyre tradicional dhe të ndahen në këtë formë.

Zhvillimet disi kaotike po ndodhin në PD me përjashtime, kërcenime, linçime kundërshtarësh dhe ndarja të dukshme mes dy grupimeve. A mund të thuhet tashmë se PD do dalë me dy kandidatë për bashkiaket nga grupimet Basha dhe Berisha?

Lufta e fortë brenda llojit që vazhdon e vazhdon në Partinë Demokratike prej më shumë se një viti, kjo gjë qartë e ka ndarë këtë forcë në dy grupime apo do të thosha më shumë se dy të tilla, të cilat po shkojnë sërish si në zgjedhjet e vjetshme të 6 marsit, me dy alternativa në përballjen me mazhorancën, të cilës në këtë formë po ja thjeshtojnë garën mazhorancës për të përsëritur suksesin e fitoreve në zgjedhjet lokale. Problemin që shoh është se z.Berisha e ka akoma çështjen me z.Basha, çuditërisht edhe pse ky është larguar si kreu i PD ai vazhdon të jetë pengesë për rithemelimin. Tentativa e fundit, për tia marrë kreun e grupit parlamentar z.Alibeaj duke e tendtuar me z.Salianji është qartazi sa të ndarë janë demokratët. Dhe zgjidhje apo çelsin për të hapur një derë drejtë rrugës së bashkimit unë sot e shoh të mbyllur. Sado të përpiqet z.Berisha, unifikimi apo plotësimi i “puzzle” të Partisë Demokratike është domosdoshëm me z.Basha. Ndryshe PD do jetë gjithmonë jo e plotë, diçka gjysmake që tkurret dhe nuk jep shpresë.

Lexo edhe :  Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

 

  1. Ndërsa Berisha është çdo ditë në betejë me “ish -të tijët”, Meta çuditërisht shfaq një lloj qetësie. Aq sa është mëse e dukshme që Meta ishte shumë agresiv kur ishte president dhe tani që ëshëe “numri 2” i opozitës shfaq diplomaci dhe mungojnë deklaratat dhe veprimet anatemuese apo akuza të forta. Përse kjo tërheqje e Metës?

Ilir Meta është fokusur tek rikonstruksioni i partisë së tij, ai nga eksperienca e gjatë politike e di mjaftë mirë që puna në bazë do e rikthej tek rezultatet që ai pretendon të marri në zgjedhje. Por është edhe komod se lufton vetëm për siglën, pra për këshillat bashkiak. Barrën e madhe të zgjedhjeve ja ka lënë aleatit z.Berisha. Zgjedhjet e 14 Majit janë një “paçavure” e madhe që më e favorizuara nga kjo situat është mazhoranca. Jam i sigurt që dhe Partia e Lirisë e drejtuar nga z.Meta nuk është më në pozitat e dikurshme kur lëvizte fortë peshoren. A do e arrijë prapë këto z.Meta kjo mbetet për tu parë në vazhdim. Opozita sot vuan nga diçka shumë thelbësore, drejtohet nga figura shumë të vjetra e të konsmuara. Opozita sot është si buqeta me lule të vyshkuara.

 

 

Të fundit

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Lajme të tjera

Web TV