Sali Berisha në siklet, nuk komenton “21 janarin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha u duk në vështirësi sot gjatë një deklaratë për mediat, kur u pyet nga gazetaret lidhur më faktet e reja që kanë dalë në dritë për 21 janarin.

Berisha nuk pranoi të bëjë koment lidhur me kallëzimin që PS pritet të dorëzojë në SPAK.

“21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që i kam denoncuar me kohë. Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti SHBA, ka insistuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.  Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani.

Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit.  Natyrisht, ngjarja është tragjike, por manipulimi që bën Edi Rama për njerëzit që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet, është makabritet.” u shpreh ndër të tjera Berisha

Të fundit

Ndërhynë në Lumin Vjosë duke shkaktuar 3 mln lekë dëm/Prokuroria dërgon në gjyq 3 persona

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët akuzohen se kanë ndërhyrë në lumin Vjosa dhe...

Sherr pas mesnatës në lokal! Babë e bir përplasen me 3 vëllezër, plagosin të voglin

Një konflikt fizik mes 5 personave, tre vëllezër nga fshati Fllakë dhe babë e bir ka përfunduar me përdorimin e armëve në orët e...

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato. Në këtë video, me rreth të...

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në...

“Duhet një ‘kokë turku”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin. Ai...

Lajme të tjera

Web TV