“Basha di gjëra për 21 janarin”/ Gazetari: Të dalë të flasë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që Lulzim Basha të dalë dhe të flasë për 4 vrasjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Hoxha tha në një intervistë me Thimi Samarxhiun se Basha di gjëra, por nuk ka folur kurrë, ndaj theksoi se është koha të thyejë heshtjen.

“Të hetohet se me çfarë pajisjesh është komunikuar. Por fakti që mjetet janë munduar të asgjësohen tregon që donin ta fshihnin gjënë. Aty përmendet ministri i Brendshëm, se doli Basha atëherë e tha dija gjëra, po s’foli kurrë. Ja ku e ka mundësinë tani të dalë. Berisha ishte në zyrë, të dalë të flasë. Se tha atëherë se ishin protestues me çadër me armë, por nga i nxori këto?

Duhet të thirret edhe ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, se atij i kanë shkuar raporte sekrete mbi atë që po ndodhte atje.

Çfarë është raportuar, çfarë raporti ka bërë SHISH për atë ngjarje? Ish-prokurorja e Përgjithshme Ina Rama gjithashtu duhet të thirret të dëshmojë. Të gjithë këto personazhe që sot nuk kanë imunitet, të dalin të dëshmojnë”, theksoi gazetari.

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV