Presidenti i Napolit takon Gatuzon, diskutohet e ardhmja e trajnerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Aurelio De Laurentis ka zhvilluar një takim me trajnerin Xhenaro Gatuzo për rinovimin e kontratës, që mund të konsiderohet pozitiv edhe pse ishte thjesht në formën e një bisede ka raportuar “Calciomercato.com”.

Ky takim u kërkua nga presidenti një ditë më parë, ndërsa raportohet se të dy palët shprehën dëshirën për të vazhduar punën së bashku, pavarësisht se Gatuzos i skadon kontrata në vitin 2021.

Në momentin që dot arrihet marrëveshja përfundimtare, kontrata pritet të formalizohet në takimet e ardhshme pasi agjenti, i teknikut, Jorge Mendes pritet të hartojë detajet e reja.

Rikujtojmë se ishte Gatuzo ai që arriti të rikthejë qetësinë në skuadrën e Napolit, pas problemeve të shumta në rezultate dhe në dhomat e zhveshjes që shtynë De Laurentis të shkarkonte Ançelotin./Fjala.al/

Të fundit

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas....

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Trump flet me Zelenskyn pas takimit Putin-Witkoff

Si Axios ashtu edhe Reuters raportojnë se presidenti amerikan Donald Trump po flet tani me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Reuters po transmeton një citat me...

Igli Tare kërkon lojtarin e Shqipërisë për te Milani!

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ardon Jasharit nga Club Brugge për 39 milionë euro, bashkë me bonuset. Por, Ardon Jashari ndoshta nuk do jetë...

Lajme të tjera

Web TV