Çfarë po ndodh në Kapshticë, kthehen mbrapsht rreth 300 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër i madh qytetarësh janë ndëshkuar nga Policia Kufitare e Kapshticës.  Në njoftimin e policia, janë goditur 12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, kalimit të paligjshëm të kufirit, ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri apo kundërshtim të efektivëve.

Për pasojë, iu është ndaluar dalja nga kufiri shqiptar 279 qytetarëve shqiptarë, janë ndëshkuar me masë administrative 76 të tjerë, si dhe 6 shtetas të huaj.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare, masa të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në drejtim të falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, kalimit të paligjshëm të kufirit qoftë nëpërmjet pikave të kalimit me dokumenta false, nëpërmjet kufirit të gjelbër, si dhe në vijim të zbatimit të masave të shtuara për rritjen e kontrollit gjatë intervistitmit të shtetasve që duan të lëvizin në hapësirën SCHENGEN, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, gjatë muajit shkurt kanë evidentuar 19 raste të paligjshmërisë ku janë proceduar penalisht 19 shtetas dhe konkretisht:
-12 raste të falsifikimit të vulave në pasaporta, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

– 5 raste të “Kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
– 1 rast për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.
-1 rast për “Kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Si rezultat i intervistimeve të thelluara, janë kapur 4 persona në kërkim të cilët kanë tentuar t’i shmangen kontrollit policor nëpërmjet dhënies së identitetit të rremë.

Në kuadër të aplikimit të masave shtesë janë kthyer mbrapa duke iu refuzuar dalja pasi nuk justifikonin arsyet e udhëtimit, 279 shtetas shqiptarë.

Lexo edhe :  Vazhdon ‘hemorragjia ’tek Partia e Lirisë,Ilir Metës i largohet tjetër zyrtar drejt PS-së

Janë proceduar me masë administrative 76 shtetas shqiptarë, për thyerje të dispozitave të ligjit “Për Kontrollin Kufitar” dhe 6 shtetas të huaj për thyerje të dispozitave të ligjit për të huajt.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë kryer 2514 kontrolle të imtësishme në vijën e dytë dhe skaner për autobusa, kamiona dhe autovetura.

Nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe FRONTEX, janë kapur 920 shtetas të vendeve të treta, me të cilët Policia Kufitare ka ndjekur procedurat.

Edhe gjatë muajit mars, do vijojë me intensitet puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare.

Të fundit

“Në garë 1279 kandidatë”- Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga...

Mot i kthjellët, por me diell! Parashikimi për sot

Këtë të diel, vendi ynë do të mbizotërohet nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore...

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të çojë edhe në diabet. Por ka...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Parashikimi i horoskopit 9 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët...

Lajme të tjera

Web TV