“Do t’i vesh me të zeza të gjitha motrat e tua”, rrëfimi i gruas së deputetit Gjuzi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithçka tregohet me detaje. Bashkëshortja e deputetit Kujtim Gjuzi rrëfen me detaje se çfarë ka hequr ndër vite nga deputeti.

Në muajin Shkurt 2020 M.K. ka depozituar një kërkesë padi në gjykatën e Tiranës, ku ka kërkuar zgjidhjen e martesës me deputetin Kujtim Gjuzi, për shkak se bashkëjetesa midis tyre është e pamundur, kryesisht prej dhunës psikologjike dhe verbale të vazhdueshme të të Kujtim Gjuzit,në drejtim të saj dhe fëmijës se tyre.

M.Gj, tregon se e ka mbajtur për shumë vite, burrin në shtëpinë e saj dhe tashmë situate ka dalë jashtë kontrollit, duke pohuar se burri i saj, deputeti Kujtim Gjuzi, shoqërohet me njërës kontingjentë kriminalë,me anën e të cilëve i bën presion psikologjik të vazhdueshëm.

Gjithashtu, bashkëshortja  tregon se procesi për zgjidhjen e martesës, ka ndikuar  në gjendjen  psikologjike  tek fëmija i mitur H.Gj, pasi   babai i tij deputeti Kujtim Gjuzi, ka gjeneruar në kërcënime të vazhdueshme drejtuar fëmijës së tyre, me qëllim që fëmija të transmetojë kërcënimet e tij te unë M.K. Kërcënimet vijnë në forma të ndryshme me qëllim për të pushuar gjykimin për zgjidhjen e martesës.

Sipas M.K, djali i mituar H.Gj është gjendur në takime të vazhdueshme me njerëz kontigjentë të krimit dhe babait të tij, ku tema e bisedës së tyre  sipas saj ka qenë eliminimi i familjarëve të M.K dhe asaj personalisht, nëse nuk do të tërhiqej nga zgjidhja e martesës.

Gruaja e deputetit Kujtim Gjuzi thotë në gjykatë se djali I saj, H.Gj, pas takimeve të babait ka shkuar në shtëpi i tronditur, duke qarë dhe duke i  kërkuar ndihmë nënës së tij, pasi babai i tij e ka marrë nga banesa ku jeton me nënën e tij dhe kanë udhëtuar tej normave të lejuara, drejt Shkodrës, pa dijeninë e saj.

Më tej në rrëfimin e saj gruaja e Kujtim Gjuzit tregon se deputeti Gjuzi, e ka kërcënuar duke i thënë: ”…se do të vesh me të zeza të gjithë motrat e tua…”. Kujtim Gjuzi, jetonte në banesën ne pronësi të M.K të blerë prej saj para martese në vitin 2002, duke i kërkuar vazhdimisht asaj indirekt që të tërhiqet nga padia per zgjdhje martese.

Lexo edhe :  Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

“Në pamundësi për të jetuar në banesën e saj dhe në kushtet e kërcënimit nga bashkëshorti i saj, nëpërmjet mediave  deri në nëpërkëmbjen e integritetit të saj, kërkoi mbrojtje për vehte dhe për djalin nga dhuna psikologjike verbale dhe veprimet arbitrare të palës së paditur,i  cili i ka zaptuar banesën”-thotë në rëfimin e saj gruaja e deputetit Gjuzi.

Ndërsa vetë Kujtim Gjuzi, në rëfimin e tij në gjykatë është shprehur se asnjë nga pretendimet e bashkëshortes së tij nuk qëndron, pasi gjithmonë ka qënë një bashkeshort dhe baba i përkushtuar. Gjithashtu, deputeti Gjuzi ka treguar në gjykatë se nuk ishte dakort edhe me relacionin e përgatitur nga psikologja, ku ka pasqyruar te gjitha deklarimet e fëmijës së tij H.Gj, me pretendimin se djali i tij është i mësuar nga nëna e tij.

Gjuzi i tha gjyqtares se ekziston mundësia e normalizimit të marëdhënieve bashkëshortore,duke kërkuar nga gruaja e tij që të heqë dorë nga padia për zgjidhjen e martesës. Deputeti Kujtim Gjuzi, pohoi se gruan e ka ndihmuar në ecurinë e biznesit të ngritur prej saj. Pak ditë më parë u botua urdhëri i mbrojtjes të dhënë nga gjykata e kryeqytetit, ku detyronte deputetin Kujtim Gjuzi, të dilte nga shtëpia dhe të qëndronte 200 metra larg banesës dhe bashkëshortes e djalit të tij.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartament në pronësi të gruas.

Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, dhe deputetit Kujtim Gjuzi, nuk i mbetet gjë tjetër veçse nën shoqërinë e efektivave të policisë të tërheqë sendet personale nga shtëpia dhe të largohet nga banesa e bashkëshortes së tij.

Të fundit

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Khamenei del nga bunkeri, rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

Për herë të parë që prej shpërthimit të luftës 12-ditore mes Iranit dhe Izraelit, Lideri Suprem, Ajatollahu Ali Khamenei është shfaqur në publik. Televizioni shtetëror...

Lajme të tjera

Web TV