Programi “EU4Schools”/ Anëtarja e PE, Santos viziton shkollën 9-vjeçare “Bërxullë”, Vorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme, shkolla 9-vjeçare “Bërxullë”, Vorë u vizitua nga Deputetja e Parlamentit Evropian (PE), njëkohësisht Raportuese e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos. Ajo u shoqërua nga Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Christiane Hohmann dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino.

E rindërtuar nga e para në kontekstin e Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat”, kjo shkollë ka mirëpritur tashmë 361 nxënësit dhe 27 mësuesit e saj në një ndërtesë krejtësisht të re me sigurinë më të lartë sipas EUROCODE 8 dhe me ambiente dinjitoze të standardeve më bashkëkohore të Bashkimit Evropian.

Përgjatë këtij aktiviteti, Znj. Santos vizitoi hapësirat moderne të laboratorit të IT-së, atë të Biologji-Kimisë dhe palestrën e shkollës. Njëkohësisht, ajo zhvilloi edhe një diskutim të shkurtër me nxënës të grup-moshave të ndryshme rreth tematikës “BE-ja dhe Rinia”, ku u njoh me energjinë pozitive të nxënësve dhe të menduarit pikërisht si bashkëmoshatarët e tyre në Bashkimin Evropian.

Për 11,300 banorët e komunitetit të Bërxullës, rindërtimi i kësaj shkolle 9-vjeçare të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, do të thotë shumë! Shkolla e re nuk është vetëm një investim serioz për çdo nxënës e mësues, por ajo ka sjellë njëkohësisht edhe përmirësim të jetesës për komunitetin e prekur.

Ndërtimi i objekteve arsimore në kontekstin e “EU4Schools” realizohet mbi bazën e parimeve të “Rindërtojmë më mirë” dhe “Rindërtojmë së bashku”, duke garantuar cilësi dhe siguri për përfituesit, si dhe duke angazhuar komunitetin në procesin e rindërtimit.

I financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD Shqipëri, Programi “EU4Schools” po ndërton objektet arsimore të së ardhmes! Në fokus të tij është rindërtimi apo riparimi i 60+ objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 24,500 fëmijë, nxënës e mësues. Deri tani kanë përfunduar 37 objekte arsimore, teksa 14 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të “EU4Schools”.

Të fundit

PS dhe PD me formulën më “jep të jap” për Kodin Zgjedhor

Partia Socialiste kërkon afrim të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, ndërsa Partia Demokratike synon ndryshime në Kodin...

Vendimet e Trampit prekin Shqipërinë, 700 afganë mbesin në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Donald Trump ka pezulluar fluturimet e refugjatëve afganë që kishin shpëtuar nga talebanët dhe ndodheshin në periudhë kalimtare në Shqipëri. Në...

Nga financat te lidhjet e dashurisë, zbuloni surprizat e yjeve për ditën e sotme

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me surpriza të shumta. Mund të fitoni një sfidë të vogël ose të keni një mundësi të cilën...

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë i kujdesshëm për të mos...

Lajme të tjera

Web TV