Merret vendimi/ Nga nesër ndryshon çmimi i biletës së autobusëve urbanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se është bërë riorganizimi i planit tarifor të transportit publik.

Për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00 Euro do të zbresë në 13.50 Eruo.

Në anën tjetër, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, kemi përfshirë në planin tarifor biletat javore dhe ditore shumë përdorimëshe: Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€ dhe Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin  4.00€”, thuhet në njoftim.

Sakaq, Komuna bënë të ditur se një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.

Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban: Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”), Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”.

Komuna ka theksuar se plani i ri tarifor do të aplikohet nga data 31 janar 2023.

Ky riorganizim është bërë në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve.

Të fundit

“Musiala, Musiala, Musiala”. Emri që trembi Florian Wirtz kur po bisedonte me Bayern

Më në fund zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz i befasoi të gjithë duke refuzuar "ëndrrën e gjermanëve", Bayern, për...

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte...

SPAK nis operacionet edhe në Zvicër, zbulohet arsyeja madhore

SPAK e ka vënë Zvicrën në shënjestër, shkruajnë mediat zvicerane “Blick” dhe CH Media. Sipas tyre, një klan kriminal shqiptar dyshohet se ka pastruar...

Tragjas, raportohet zjarr i madh! Përfshihet pylli dhe kullota

Sot pasdite, një zjarr i madh ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll dhe kullotë, duke u përhapur...

SPAK ndoqi edhe presidentin e Erzenit! Sekuestrohen resorti dhe vila 1 mln € në Dhërmi

Ndër personat për të cilët është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal...

Lajme të tjera

Web TV