Të martën, Princesha e Uellsit, 41 vjeçe, udhëtoi në qytetin verior anglez të Leeds për të folur me vendasit për nismën e saj të re. Fushata e re e Kate, Shaping Us, filloi të hënën për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nisur një bisedë mbi rëndësinë e viteve të para të jetës pasi ajo dëshiron të ndërgjegjësojë njerëzit për këtë gjë. Të hënën, Kate mbajti një fjalim historik në Londër, i ndjekur nga publikimi i një filmi që nënvizonte se si zhvillohen foshnjat dhe fëmijët e vegjël në përgjigje të përvojave të tyre më të hershme.
Kur Kate po kalonte pranë, një burrë nga turma e pyeti nëse do të pozonte për një selfie me të. Ajo ndaloi dhe shkoi tek ai. Teksa ai po mundohej me telefonin e tij për të ndryshuar drejtimin e kamerës, ai i tha asaj: “Më vjen keq. Jam vërtet nervoz”, siç shihet në një video të postuar në Twitter nga Cameron Ëalker i GB News.
“Ju lutem mos u shqetësoni. Është në rregull,” u përgjigj Kate. “Të gjithë jemi nervozë”. Më pas ata buzëqeshën për foton.
Familja mbretërore ka një lidhje personale me Leeds – është vendi ku lindi babai i saj, Michael Middleton, dhe ajo ka paraardhës të familjes në qarkun e Yorkshire.
The Princess of Wales very sweetly calms a man’s nerves when he asked her for a selfie at @LeedsMarkets. “We all get nervous” #ShapingUs @GBNEWS | @Earlychildhood pic.twitter.com/fRuaKp4ZJD
— Cameron Walker (@CameronDLWalker) January 31, 2023