Elbasan/Autoambulanca merr përpara makinën, plagosen çifti i bashkëshortëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme ku për pasojë është plagosur një çift bashkëshortësh.

Ngjarja ndodhi aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, kur një ambulancë e spitalit të qytetit u përplas me një makinë tip “Volkswagen”.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po heton për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Në aksin rrugor  Elbasan-Metalurgji, një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues shtetasin A. M., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A.M.,  banues në Elbasan.

Si pasojë  e aksidentit janë  lënduar drejtuesi i mjetit  “Volkswagen”,  si dhe  bashkëshortja e tij shtetasja N. M.,  të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin  e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt kanë reaguar pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, duke i komunikuar 4 akuza. Avokatët ndërkombëtarë thonë se...

Pano Soko jep dorëheqjen nga Nisma Thurje: Prishëm çdo gjë për 1 javë

Pano Soko ka dhënë dorëheqjen nga Nisma Thurje. Me anë të një postimi në Facebook, Soko thekson se "ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin...

Aktivistja Greta Thunberg proteston nga Tirana për Gazën

Aktivistja Greta Thunberg ndodhet në Tiranë ku të mërkurën mori pjesë në një protestë të organizuar për masakrën në Gaza. Bashkë me të edhe aktivistë...

Një 70-vjeçare nga Izraeli tentoi të vriste Netanyahun?

Një grua 70-vjeçare nga Izraeli qendror u arrestua sot nën akuzën e tentativës për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu duke prodhuar dhe përdorur një...

Lajme të tjera

Web TV