Një nga hitet më të dëgjuara, kënga e Luiz Ejllit renditet e dyta në listën e Eurovision

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali i madh evropian i muzikës, Eurovision, publikon çdo muaj në kanalin YouTube listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. E në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2023, fansat e Eurovisionit kanë mbetur të habitur, pasi një këngë e vitit 2006 ka arritur të renditet e dyta në këtë listë.

Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” të Luiz Ejllit, me të cilën ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2006. Që pas hyrjes së tij në spektaklin “Big Brother VIP Albania 2”, ai është kthyer në personazhin më të komentuar në rrjetet sociale dhe fansat kanë nisur të shprehin interesimin edhe për karrierën e tij të dikurshme.

Kënga “Zjarr e ftohtë” ka ngjallur një interes të madh te publiku pas hyrjes së tij në “BBVA” ku brenda një muaji ajo ka arritur më shumë se një milion klikime. Kënga kishte vetëm rreth 220 mijë klikime para se ai të futej në shtëpi, ndërsa tani kur ka kaluar vetëm një muaj, “Zjarr e ftohtë” numëron mbi 1.5 milion klikime në YouTube. Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetshme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Të fundit

Ngjela: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë!

Situata penale e Sali Berishës rëndohet nga dita në ditë, ku pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11...

Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump

Nga Skënder Minxhozi Orët e para të të hënës kanë sjellë turma të mëdha entuziaste në rrugët e Bukureshtit me flamuj rumunë dhe ato të...

Marrëveshja historike, BE dhe Londra afrohen sërish pas divorcit të bujshëm

Britania e madhe dhe Bashkimit Europian u dakordësuan për riformatimin më të rëndësishëm të lidhjeve tregtare dhe të mbrojtjes qe prej Brexit, pasi ardhja...

Europiani U-17 nis me humbje, Shqipëria mposhtet nga Portugalia

Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me humbje Kampionatin Europian të moshave duke u mposhtur nga Portugalia. Ekipi luzitan arriti të mposhtë kuqezinjtë në...

“Të jesh deputet është punë, jo kapardisje”, Erion Braçe ka një mesazh për të rinjtë

Si një prej deputetëve më të vjetër socialistë, Erion Braçe nga Report Tv ka një mesazh për gjeneratën e re të PS. Për deputetët...

Lajme të tjera

Web TV