Hapet tuneli në Llogara/ Kryeministri Rama publikon pamjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë.
“Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra. Makineritë kanë bërë të mundur më 31 Janar çarjen e anës tjetër të malit, që përmes një ure do të lidhet me Palasën. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikon që rruga të jetë në funksion të plotë qarkullimi në 1 Qershor 2024.

Vlera e këtij investimi është 142 milionë Euro. Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të përshkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.

Qeveria parashikon që bashkë me aeroportin e Vlorës, tuneli do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

 

Të fundit

“PD varet nga fati i Berishës! Shpresa nuk është brenda opozitës, por përballë saj”

Në një intervistë për gazetën TemA, analisti politik Roland Lami theksoi se Sali Berisha është më i sinqertë se...

5 destinacione spektakolare në Evropë nëse doni detin

Nga ishulli francez pa makina te deti kristalor i Formenterës, te sallatat greke të Folegandros për t'u shijuar në një fshat peshkimi. Dhe pastaj...

Turpërimi me 5 gola/ Mesfushori i Interit: E kalova dhimbjen me ndihmën e mamit

Interi u turpërua në finalen e Championsit teksa pësoi 5 gola nga PSG-ja. Shumë lojtarë zikaltër janë ende të hidhëruar për atë humbje dhe të...

Robert Oppenheimer, historia e vërtetë e babait të bombës atomike

Përgatiti: Leonard Veizi Julius Robert Oppenheimer ishte një nga ata njerëz që historia nuk i harron dot – jo sepse donte lavdi, por sepse ndihmoi...

Media britanike jehonë bukurive të Shqipërisë/Sazani, ishulli i projektuar si ultraluksoz

Sazani është një ishull i vogël pranë bregdetit Jon të Shqipërisë me një peizazh fantastik ku rriten shumë bimë të ndryshme, që nga livandoja, ...

Lajme të tjera

Web TV