Eni Çobani rrëfehet si asnjëherë më parë mbi jetën e saj: Punoja si pedagoge, vjehrri…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eni Çobani e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie”, ka treguar dhe një histori që i ka ndodhur shumë vite më parë me vjehrrin për çështjen e mbiemrit.

Sipas Enit ajo ka qenë ndër të parat gra në ’98-ën që ka mbajtur mbiemrin e saj dhe jo të bashkëshortit. Por mesa duket në fillimet ka qenë pak e vështirë për vjehrrin e saj që të mësoheshe me këtë fakt. Ajo ka treguar kur punonte si pedagoge e merr në telefon sekretarja e departamentit dhe përgjigjet vjehrri. Kur i drejtohet me mbiemrin Çobani, ai ia mbyll telefonin duke i thënë se i ka rënë gabim.

Katerina Trungu: Gruaja duhet ta marrë mbiemrin e burrit?

Eni Çobani: Ja ke bërë pyetjen një zonje që… Unë besoj se duhet të kem qenë nga të parat ee e këtë duhet ta themi një çikë publikisht se këtë mbiemrin unë e mbajta më duket nga të parat në ’98-ën. Kam një histori të bukur me këtë. Në kohën kur kam qenë pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë s’kishim celularë edhe merr sekretaria për një mbledhje që kishim të departamentit, unë kam qenë pedagoge në departamentin publik.

Merr sekretarja e departamentit dhe thotë më falni, familja Çobani? Im vjehërr i prekur nga kjo gjë, i thotë jo e keni gabim dhe i mbyll telefonin. Unë në fakt dëgjova diçka i thashë babi çfarë ka? Më tha se ç’mori një vajzë dhe tha familja Çobani, ne jemi familja Shehu, nuk jemi familja Çobani. I thashë po me siguri duke e lidhur me mbiemrin tim nuk e ka ditur këtë gjë.

Nuk e mora vesh nga mori tha po ndoshta merr prapë.  Sigurisht më pas edhe ata u mësuan dhe në një rast të dytë që kemi pasur një problem me ambulancën, pra duhet të vinte urgjenca edhe insistonte babai i Avenirit, thoshte thuaji tek shtëpia e Eni Çobanit. I thashë gjyshi për çfarë? Po s’ka gjë se kështu të njohin ty Eni Çobani.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV