Erdogan në krah të Kosovës: Turqia do mbështesë paqen në Ballkan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori të gjithë mbështetjen që mund të kishte kërkuar nga Rexhep tajip Erdogan, të paktën këtë treguan deklaratat e presidentit turk.

“Turqia, tha Erdogan, është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia.

“Ne i kushtojmë rëndësi madhore zhvillimit të marrëdhënieve paqësore të Kosovës dhe të gjithë fqinjëve të saj. Në këtë kuadër, e mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të dëshmojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha Erdogan.

Kurti përcolli falënderimet e tij për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. “Në NATO na bashkon orientimi. Në Këshill të Evropës vlerat. Në të dyjat, na bashkon momenti kritik nëpër të cilin po kalon kontinenti i Evropës”, tha ai ndërsa kujtoi se Turqia është një ndër partnerët kryesore tregtare të Kosovës.

“Një nga synimet tona kryesore si Qeveri e Republikës së Kosovës, është krijimi i një mjedisi të favorshëm për të tërhequr investitorë të huaj, në mënyrë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme. Duhet të shfrytëzohet bashkëpunimi për të arritur potencialitetin e madh të tij”, tha Kurti.

Erdogan nënvizoi se Turqia po vazhdon përpjekjet për t’u siguruar që Kosova të “arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare”, dhe u shpreh mbështetës për rrugëtimin dhe ambicien e Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare. Në takim megjithatë, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe lëvizjen Hizmet, të klerikut Fetullah Gulen, të cilës Turqia i referohet me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste.

Të fundit

Projektligji për kufizimin e automjeteve, eksperti tregon arsyet përse nuk realizohet dot

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj që synon kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët për të ulur...

Çmimi i duhanit rritet me 20-30 lekë, ekspertët: Qëllimi për të parandaluar konsumin

Çmimi i paketave të cigareve do të rritet, dhe kjo për shkak të akcizës, një taksë që rritet çdo vit. Kjo do të thotë...

U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë

Edhe pse për shumë kohë u tregua hermetike, vetë Lori Hoxha ka ndarë disa pamje nga dasma e shumëpërfolur me biznesmenin e njohur Vis...

Bllokohet Unaza e Madhe, varg kilometrik automjetesh nga aeroporti drejt Tiranës

Hapja e Unazës së Madhe në Tiranë nuk e ka zhbllokuar aspak trafikun siç pritej, madje e ka rënduar më shumë. Ka një radhë kilometrike...

Kartëmonedhave po u vjen fundi/ Prerjet e ‘Euro-s’ që do të dalin nga qarkullimi

Paratë e letrës po zhduken gjithnjë e më shumë, pasi shumë njerëz preferojnë të paguajnë drejtpërdrejt me kartat e tyre të kreditit. Për këtë arsye,...

Lajme të tjera

Web TV