E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti i Premierligës, Christian Atsu, është në mesin e personave të bllokuar nën rrënoja si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditit Turqinë.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar për shpëtimin e futbollistit. Atsu, i cili më parë ka luajtur për Chelsea-n dhe Newcastle United, iu bashkua klubit të Superligës Hataysport verën e kaluar.

Disa anëtarë të tjerë të ekipit të tij mundën të shpëtoheshin, ndërkohë që kërkimet për ganezin po vijojnë ende. Drejtori sportiv i klubit, Taner Savut, është gjithashtu i bllokuar ndërsa përpjekjet për shpëtimin e tyre vazhdojnë.

E trishtë/ Futbollisti i njohur nën rrënojat e tërmetit

Atsu iu bashkua Chelseat në vitin 2013 nga Porto përpara se të dërgohej në një sërë periudhash huazimi. Ai kaloi kohë tek Everton dhe Bournemouth përpara se të kalonte te Newcastle United në vitin 2017.

Ai u largua Anglia pasi kishte luajtur mbi 100 ndeshje deri në vitin 2021 për t’u bashkuar me skuadrën saudite Al-Raed.

Gjatë verës së kaluar ai u largua nga Lindja e Mesme dhe zhvendos në Turqi.Ai shënoi golin e tij të parë për klubin këtë fundjavë, vetëm disa orë para se të godiste tërmeti.

Kujtojmë se më shumë se 1,300 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar, me 6,000 të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve . Një pasgoditje masive me magnitudë 7.5 goditi jugun e Turqisë disa orë pas tërmetit fillestar.

Të fundit

“Ose Hamasi liron pengjet, ose do të shfaroset”, Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të përparojë në Rripin e Gazës “pavarësisht nga çdo negociatë”,...

Gazetaria nga një profesion elitar, në një “punë” të lehtë me klikime

NGA SHPETIM LUKU - Shumë kohë më parë, në një nga ato ditët kur gazetaria shqiptare po merrte frymën e parë në formën e...

Konflikt në piceri në Ali Demi, plagoset me armë zjarri 15-vjeçari

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku dyshohet se gjatë një konflikti...

Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka...

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian braktisi Romën, për Lezhën, për...

Lajme të tjera

Web TV