Tërmetet në Turqi! Gjeologu tregon nëse mund të preket Shqipëria: Ja kur rrezikohemi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmetet e fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar më shumë se 2300 viktima e mijëra të plagosur.

Shumë qytetarë të tjerë kanë ngelur dhe vazhdojnë të nxiren nga rrënojat duke vënë në angazhim mijëra trupa kërkim-shpëtimi.

Shqipëria ka nisur drejt vendeve të prekura nga tërmeti trupa të Forcave të Armatosura për ti ardhur në ndihmë vendit tonë mik Turqisë. Shumë shtete të tjera kanë ofruar ndihmën e tyre, përfshirë dhe Greqinë e Kosovën në mënyrë për ti qëndruar afër shtetit Turk në këto momënte të kësaj tragjedie kaq të madhe.

I ftuar në studion e Fax Neës në një lidhje direkte me Skype ka qenë Klodian Skrame, gjeolog, i cili do të na tregojë rreth shkaqeve dhe pasojave të këtij fenomeni natyror.

Skrame: Një goditje e tillë pritej në atë zonë, por fatkeqësisht ishte një tërmet jashtë parashikimeve pasi pritej më i vogël. Pllaka e Arabisë u përplas me pllakën e Anatolis, në të cilën vendoset i gjithë shteti i Turqisë. Lëvizja e këtyre pllakave është një lëvizje anësore me drejtim të majtë, dhe nga ky kontakt i këtyre pllakave gjenerohen tërmete. Përgjatë kësaj shkëputje ka pasur shumë tërmete në historinë antike por dhe atë të 100 vjeçarit të fundit por me magnitudë më të ulët. Ky ishte një tërmet tej mase i lartë më energji të akumuluar tej mase të madhe.

Shqiptarët janë të ndjeshme me tërmetet pas eksperiencave të hidhura, a rrezikohemi?

Skrame: Pllakat në lojë janë tre: pllaka e Arabisë, ajo e Anadolisë dhe pllaka e detit Egje.
I gjithë ky mekanizëm nuk ka të bëjë fare me ne. kanë të bëjnë shumë me Greqinë por ne kemi strukturë tjetër. Italia ka të njëjtin proces me ne. Tërmetet që ne gjenerojmë janë shumë herë më të vegjël dhe për fat të mirë magnituda maksimale në Shqipëri është 6.9. Nuk kemi rrezik.
Rrezikohemi kur preket linja e bregdetit që lidhet me Malin e Zi dhe Greqinë. Një linj tjetër që na shqetëson është pjesa që lidh Dibrën me Maqedoninë e Veriut.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV