Partizani-Laçi është mbyllur me rezultatin 1-2, me laçianët që triumfuan me përmbysje.
Kryeqytetasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 28’ me Da Silva, por avantazhi i vendasve zgjati deri në minutën e 45+3’, kur Turkaj barazoi për miqtë.
Më pas në minutën e 66’ Shkurtaj realizoi golin e dytë për Laçin, duke përmbysur gjithçka.
Pavarësisht tentativave të Partizanit, miqtë e mbyllën raundin e 20-të të Kategorisë Superiore me sigurimin e 3 pikëve.
Pas kësaj disfate, Partizani qëndron në vend të dytë me 31 pikë, 6 më pak se Tirana kryesuese, që përfiton nga ky rezultat i rivalëve të përjetshëm.
Nga ana tjetër Laçi ngjitet në vend të tretë dhe shkon në kuotën e 29 pikëve.