Kavajasi ekstradohet nga Italia, ja për çfarë është dënuar në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma, bëri të mundur kapjen dhe ekstradimin nga Italia të një shtetasi shqiptar, i dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali, i shtetasit shqiptar Bashkim Demrozi, 39 vjeç, lindur në Kavajë.

Shtetasi Bashkim Demrozi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Pas apelimit, Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në vitin 2014,  në qytetin e Durrësit, gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e Policisë, në automjetin që drejtohej nga shtetasi F. D., i cili do udhëtonte nga Durrësi në Bari, u gjetën dhe u sekuestruan 332 kg cannabis sativa.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bashkim Demrozi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime për gjetjen dhe trafikimin e lëndës narkotike.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Të fundit

Ish-prokurori/Veliaj duhet të hetohet i lirë, njësoj si kryetari i bashkisë së Nju Jorkut

Ish-prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, i ftuar sot në “Frontline” të Report Tv, u shpreh se kryebashkiaku Erion Veliaj...

Çfarë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928: Burgimi mund të bëhet në shtëpi punëtorie

Nga Dashnor Kaloçi Pjesa e pestë Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e...

Dollari dhe paundi rënie drastike brenda pak ditësh/ Kursi i këmbimit, 7 Mars 2025

Sot, më datë 7 mars 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet me 99.5 lekë Dollari amerikan blihet me 90.8 lekë...

Parashikimi i motit për sot, 7 mars 2025

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

Lajme të tjera

Web TV