Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.

Më shumë se 90 përqind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London.

Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje.

Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.

Më shumë se 11.200 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 04:17 në mëngjesin e së hënës.
Në prag të mbylljes së dritares vendimtare 72-orëshe të enjten në mëngjes, Kelman i shpjegoi agjencisë së lajmeve, AFP, pse kjo kornizë kohore është kaq e rëndësishme.

Lëndimet, temperaturat, uji
“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet.

Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin”, tha ai.

Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh”.

Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.

“Kjo për fat të keq do të thotë mund të shkaktohet hipotermia dhe njerëzit me siguri po vdesin, për fat të keq, edhe për shkak të motit”, tha Kelman.

Lexo edhe :  “Pallati mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it ka 40 televizorë

Ata që arrijnë t’i mbijetojnë të ftohtit dhe lëndimeve të tyre kanë ende nevojë për ushqim dhe ujë.

Pa ujë, shumë njerëz “do të fillojnë të vdesin në tri, katër, pesë ditë”, tha Kelman.

Pasgoditjet, të cilat ndodhën në ditët pas tërmetit të fuqishëm, mund t’i shembin më tej ndërtesat, duke paraqitur “një rrezik të madh dhe të frikshëm”, si për të mbijetuarit, ashtu edhe për ata që përpiqen t’i shpëtojnë ata, shtoi ai.

Rajonet e goditura nga tërmeti janë tronditur nga pasgoditje të pamëshirshme, duke përfshirë një lëkundje masive me magnitudë 7.5 të hënën.
Marrja e ndihmës në vendin e ngjarjes
Kelman tha se në rrethana normale, “shumica dërrmuese e të mbijetuarve nxirren jashtë brenda 24-orëve nga ekipet lokale, shpesh duke përdorur jo më shumë se duart e tyre ose ndonjë lopatë”.

Dhjetëra vende janë zotuar se do të dërgojnë ekipe kërkimi dhe shpëtimi, si dhe furnizime ndihme në Turqi dhe Siri.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV