Rama në takimin me studentët: 3 vite pas studimeve duhet të qëndrojnë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët ekselentë, duke u ndalur tek fenomeni i largimit të mjekëve përsëriti sërish faktin se ato që mbarojnë fakultetin e Mjekësisë në Shqipëri, e kanë të paktën detyrim që të qëndrojnë 3 vite pas studimeve në vendin tonë dhe të kontribuojnë për vendin.
‘Vendi ynë ka nevojë për shërbime dhe shërbimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Gjithnjë e më shumë bluza atë bardha po spostohen drejt Gjermanisë. Ne nuk mund të pajtohemi me idenë se mund të mbetemi pa mjekë pa infermierë.
Deri sot balanca është e qëndrueshme edhe pse nuk është një balancë e sigurtë për të nesërmen. Nuk është fakt para të cilit ne mund të dorëzohemi. Është një fakt para të cilit ne duhet të reagojmë, pasi shqiptarët nuk mund të paguajmë 15 nga 16 pjesë të studimeve të një studenti mjekësie.
Qytetarët shqiptarë kanë të drejtën që të kërkojnë që përkundër parave që shpenzon shteti për të formuar këto mjekë, të kenë mjekë.
Të paktën 3 vjet duhet të qëndrojnë në Shqipëri, kështu duhet të jetë. Më pas do të marrin një shërbim arsimor të lartë me kontribut masiv nga shteti shqiptar. Kjo është një politikë e re, që vjen si rezultat i një politike tjetër, i ashtuquajtur fondi ekselencës për të mbështetur studentë shqiptarë.
Ky instrument që u ofrohej studentëve të ciklit të parë ose të dytë që studionin në një numër të kufizuar universitetesh nuk e solli pas investimin. Përkundrazi kjo së bashku edhe me qasjen tjetër ndaj studentëve të doktoraturës, solli të kundërtën. Paguan taksapaguesit dhe këta studentë nuk u kthyen më në Shqipëri.’ – u shpreh Rama.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV