Akuzohen për ‘grusht shteti’, arrestohet vëllai i Bin Salman dhe 20 princër të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas raportimit të fundit për arrestime të pjesëtarëve të lartë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite, autoritetet kanë arrestuar 20 princër të tjerë me urdhër të princit të kurorës Mohammad bin Salman, shkroi Middle East Eye (MEE).

Portali i lajmeve me bazë në Londër pohoi se pas arrestimit të princit Ahmed bin Abdulaziz, vëllait të mbretit Salman, princi i kurorës ka urdhëruar arrestimin e 20 princërve të tjerë me akuzën për organizimin të një tentative për grusht shteti, raporton ‘AA’

Në mesin e të arrestuarve thuhet se janë Nayef bin Ahmed bin Abdulaziz, biri i princit Ahmed, ish-princi i kurorës Mohammad bin Nayef dhe gjysmëvëllai i tij Nawaf.

Në raportimin e MEE thuhet se princërit e arrestuar janë akuzuar për takim me fuqi të huaja për të realizuar një grusht shteti ndaj princit të kurorës.

Siç theksohet më tej, në urdhrin për arrestimin e princërve gjendet edhe nënshkrimi i mbretit Salman.

Po ashtu, portali shkroi se ish-princi i kurorës Nayef është ankuar për ndërprerjen e benificioneve mbretërore dhe se pas arrestimeve, Mohammad bin Salman ka kërkuar nga princat e tjerë të postojnë në Twitter duke shprehur besnikëri ndaj tij. Sipas MEE, tre princa deri më tani e kanë pranuar këtë kërkesë.

Më herët, gazeta amerikan Wall Street Journal raportoi për arrestimin e tre anëtarëve të lartë të familjes mbretërore.

Në nëntor të vitit 2017, autoritetet saudite arrestuan dhjetëra biznesmenë dhe princër me akuzat për korrupsion.

Që atëherë, bin Salman, i cili është përballur me kritika të ashpra për rolin e tij të dyshuar në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, ka konsoliduar kontrollin e tij mbi pushtetin.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV