Notat e lojtarëve për ndeshjen Chelsea-Everton, ja sa vlerësohet Broja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Chelseas ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Evertoni, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjitha medieve ishte debutimi i sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Ekipi i 18-vjeçarit fitoi me rezultatin 4-0 dhe shqiptari mundi që të aktivizohej në minutën e 86-ë të lojës, duke bërë kështu ndeshjen e tij të parë me ekipin kryesor.

Golat për blutë e Londërs u realizuan nga Mason Mount, Pedro Rodriguez, Olivier Giroud dhe Willian.

Ndërkohë, pas mbarimit të ndeshjes janë dhënë edhe vlerësimet për lojtarët përfshirë këtu edhe shqiptarin.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Ross Barkley i Chelseas, që dhuroi dy asistime dhe mori notën 9.8.

Për më pak se dhjetë minuta që luajti, Broja kishte paraqitje të mirë dhe mori notën kaluese 6.0. Ndërsa, dështimi i këtij ballafaqimi ishte Gylfi Sigurdson që u vlerësua me 5.4./Fjala.al/

Chelsea

Everton

Të fundit

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Lajme të tjera

Web TV