Protesta e opozitës/ Në gatishmëri 1 mijë efektivë policie, rrugët që do bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 1 mijë forca policie do të jenë të angazhuara sot në terren me qëllim mbarëvajtjen e protestës së opozitës para Parlamentit e cila do të  zhvillohet në orën 17:00.

Bëhet me dije se të pranishëm do të jenë edhe forcat Shqiponja dhe ato të Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ku këto të fundit do të jenë në terren pranë zonës së Xhamisë dhe do të ndërhyjnë vetëm në rast se protesta del jashtë kontrollit.

Efektivë të shumtë do ketë edhe në godinën e kryeministrisë. Gjithashtu rreth orës 15:00 do të ketë edhe kufizime të qarkullimit në rrugët përreth kuvendit dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark”, si edhe në një pjesë te rrugës së Elbasanit.

Dy ditë më parë opozita zhvilloi një protestë para kryeminsitrisë, të cilën lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti siparui i revolucionit. Ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se kjo forcë politike nuk do të ndalet deri në rrëzimin e regjimit.

Të fundit

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një...

5 fotografime votash në zgjedhje, në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në...

“Kam 9 fëmijë”, e moshuara në Fier kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve. Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve...

Kaq ishte, Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin,...

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kur mblidhet Komisioni Rregullator

Komisioni Rregullator pritet të zhvillojë një mblidhje për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shtyrjen e orës së votimit në qytetin e Vlorës....

Lajme të tjera

Web TV