Nuk publikoi mesazhet me ‘Pfizer!’/ New York Times padit Von der Leyen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prestigjiozja amerikane New York Times çon Komisionin Evropian në gjykatë për mospublikimin e teksteve të mesazheve midis presidentes Ursula von der Leyen dhe CEO së Pfizer, Albert Bourla.

Gazeta do të përballet me avokatët e BE-së në gjykatën më të lartë të bllokut, duke argumentuar se Komisioni përballet me një detyrim ligjor për të nxjerrë mesazhet, që mund të përmbajnë informacion mbi marrëveshjet e bllokut për të blerë miliarda euro doza të COVID-19.

Çështja u depozitua më 25 janar dhe u publikua në regjistrin publik të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të hënën, por ende nuk ka informacion të detajuar. Politico shkruan se New York Times nuk pranoi të komentojë mbi rastin dhe as Komisioni Evropian.

Padia vjen pas një hetimi të janarit 2022 nga Avokati Europian i Popullit Emily O’Reilly, i cili identifikoi keqadministrim në përpjekjet e Komisionit për të rikuperuar mesazhet me tekst, pas një kërkese për akses publik nga një gazetar.

Në përgjigje, komisionerja e BE-së për Vlerat dhe Transparencën, Věra Jourová pohoi se mesazhet me tekst mund të ishin fshirë, për shkak të “natyrës së tyre jetëshkurtër dhe kalimtare”.

E përditshmja gjermane Bild ngriti më parë një sërë padish kundër Komisionit duke kërkuar zbulimin e dokumenteve në lidhje me negociatat për blerjen e vaksinave për COVID-19 të bëra nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Ndërsa disa nga peticionet e saj u hodhën poshtë nga gjykatat, Bild mori disa dokumente në lidhje me bisedat, duke përfshirë korrespondencën me email duke filluar në qershor 2020.

 

Të fundit

Befasi në Madrid, Vinicius del në shitje! Zbulohet shifra që kërkon Perez

Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, kishte dyshime për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid,...

Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë… taksat

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi...

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive...

Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit...

Gara tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave prej 30% për të...

Lajme të tjera

Web TV