Nuk tregoi kurrë ku është trupi i bashkëshortes, lirohet nga burgu vrasësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vrasës i dënuar që nuk tregoi kurrë vendndodhjen e trupit të bashkëshortes së tij të ndjerë, është liruar së fundmi në Britani pasi kaloi 25 vjet prapa hekurave.

Russel Causley u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes Carole Packman, e cila ishte zhdukur pa asnjë gjurmë nga shtëpia e familjes në vitin 1985.

Causley raportohet së fundmi se është liruar një herë në 2020 pasi kaloi më shumë se 23 vjet në burg, por ishte burgosur përsëri pas shkeljes së kushteve të lirisë së përkohshme.

Vrasësi ishte në faqet e para të gazetave në fund të vitit që shkoi kur mbajti një seancë publike ku kërkonte lirinë me kusht.

Në fund të muajit që shkoi gjyqtarët vendosën se ai mund të lirohet përsëri.

Zonja Packman u zhduk nga shtëpia e familjes në Bournemouth në jug të Britanisë në qershor 1985, një muaj pasi Causley kishte nisur të shoqërohej me një tjetër grua.

Trupi i saj nuk është gjetur kurrë edhe pasi Causley u shpall fajtor për vrasjen e saj.

Vrasësi u zbulua gjithashtu se tentoi të inskenonte vdekjen e vet si pjesë e një mashtrimi sigurimesh në vitin 1993, për të cilën u burgos në vitin 1995.

Pas gjyqit të tij policia rihapi çështjen e zhdukjes së zonjës Packman.

“Ne e dimë se është një kohë e vështirë për familjen e Carole Packman por Russell Causley do të mbetet në mbikqyrje për gjithë jetën, dhe do të thirret sërish në burg nëse thyen kushtet strikte të lirisë”, tha një zëdhënës i drejtësisë britanike.

Të fundit

Fiati, themelimi i një perandorie automobilistike italiane

11 korrik 1899 Më 11 korrik 1899, në qytetin industrial të Torinos, u themelua zyrtarisht kompania FIAT (Fabbrica Italiana Automobili...

Kroçiera gjigande ‘Nautica’ zbarkon në Durrës, sjell në Shqipëri 676 turistë

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e...

Rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit. Sipas...

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 8...

Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Lajme të tjera

Web TV