Manchester City i jep “leksion” Arsenalit dhe merr vendin e parë në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City mposht Arsenalin brenda në Emirates Stadium teksa miqtë fituan me shifrat 1-3. The Citizens morën një triumf të vyer përballë rivalëve direkt për titull teksa pas këtij trepikëshi i barazojnë topçinjtë në tabelën e klasifikimit, por iu heqin nga duart kryesimin e Premier League.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Arsenal e nisi me vrull madje në minutën e dytë ishte Granit Xhaka ai që dhuroi “shkëndijen” e parë, por goditja e mesfushorit me origjinë shqiptare përfundoi larg kuadratit të mbrojtur nga Ederson. Kudërpërgjigja e The Citizens vjen me anë të Erling Haaland i cili merr një pasim nga Mahrez me norvegjezin që e kthen topin në qendër të zonës por aty nuk ishte asnjë nga shokët e tij për ta shtyrë sferën në rrjetë. Ndërkohë, në minutën e 22-të rasti i artë iu paraqit Nketiah por sulmuesi gaboi nga fare pranë portës së Ederson teksa goditja e tij me kokë përfundoi jashtë. Dy minuta më pas, City ndëshkoi topçinjtë teksa De Bruyne shfrytëzoi një pasim të gabuar nga ana e Tomiyasu dhe me një parabol mpioshti portierin Ramsdale.

Gjithsesi, reagimi i vendasve nuk vonoi dhe në të 39-tën Nketiah fitoi një penallti pas përplasjes me Ederson. Nga pika e bardhë, Saka nuk gaboi duke barazuar shifrat në 1-1. Ndërkohë, në shtesën e pjesës së parë pati vend edhe për një tjetër rast të Cityt me Rodrin që u ndal nga traversa. Gjithsesi, pjesa e parë u mbyll në rezultatin 1-1 ndërsa fraksioni i dytë nisi me një penallti të akorduar për miqtë pas një kontakti të Haaland me Gabriel. U desh ndërhyrja e VAR për të anuluar 11-metërshin pasi norvegjezi ishte në pozicion jashtë loje. Megjithatë, City e gjeti rrugën e avantazhit në minutën e 72-të pas një goli të Jack Grealish.

Lexo edhe :  Tirana fiton derbin, mbyll kampionatin e teta! Partizani zyrtarisht në "Final 4"

Arsenal u mundua reagonte, por në anën tjetër, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola vendosën trepikëshin në kasafortë pas golit të Erling Haaland. Sulmuesi shndërroi në gol një pasim të De Bruyne në minutën e 81-të teksa shkoi në kuotën e 26 realizimeve në vitin e tij të parë në Premier League.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi me Cityn që fitoi përballjen direkte dhe merr gjithashtu vendin e parë nga duart e Arsenal teksa edhe pse në kuotë të barabartë pikësh, 51, The Citizens janë në kryesim prej faktit se kanë shënuar më shumë. Ndërkohë, vlen të theksohet se aktualisht City ka një ndeshje më shumë se Arsenal teksa përballja e tyre e radhës në Premier League është paracaktuar të luhet më datë 26 prill.

Të fundit

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK dorëzon në GJKKO bisedat në Sky Ecc

Është mbajtur në Apelin e GJKKO seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe...

Gara në sektorin teknologjik/ “Meta” lëshon aplikacion falas të inteligjencës artificiale

Meta, kompania mëmë e platformës Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar një aplikacion falas të pavarur të inteligjencës artificiale për asistentin e...

Oreksi i Italisë për dru nxit krizën e pyjeve në Shqipëri

Shqipëria ka humbur rreth 6.5% të sipërfaqes së saj totale pyjore gjatë 20 viteve të fundit. Kërkimet tregojnë se moratoriumi i vendosur nga vendi...

Milionerët e opozitës

Nga ARTUR  AJAZI Flasin dhe akuzojnë, sulen dhe premtojnë, por harrojnë se populli i njeh mirë. Harrojnë se shqiptarët i dinë kësaj opozite edhe “dhëmbët...

Mbi 1400 vrasje nga janari në qytetin meksikan/ Ekzekutohet anëtari i këshillit bashkiak

Një tjetër akt dhune tronditi qytetin Teocaltiche në Meksikë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Bashkiak, José Luis Pereira, u qëllua për vdekje teksa...

Lajme të tjera

Web TV