Tërmetet/ Inxhinieri zbulon cilat ndërtesat janë më të sigurta: Ja si mund ti verifikoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë në emisionin ‘Studio Live’, Papa tha se ndërtesat pas viteve 2000 janë më të sigurta për shkak se janë ndërtuar sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“I ndajmë ndërtesat në ato të viteve ’90 mes viteve ‘90-2000 dhe pas 2000, të fundit janë sipas standardeve europiane, ky është një avantazh. Garancia e një strukture nuk varet nga numri i kateve. Niveli i sigurisë varet nga kualiteti i projektimit dhe nga kualiteti i zbatimit dhe i ndërtimit. Ndërtesat para viteve ’90 kanë mangësitë e tyre. Si të normave të ndërtimit, se kanë respektuar normat e aso kohe, por normat kanë evoluuar. Që do të thotë janë të pasigurta. Çfarë duhet bëhet? Duhet të kontrollojnë strukturat, të marrim masë paraprake. Është një procedurë. Nuk duhet të presim një tërmet të ardhshëm. Kontrolli i strukturave përfaqëson një procedurë të përcaktuar nga ministria, duke nisur nga elementët, natyra e strukturat, bëhen llogaritjet nga inxhinierët, dhe pastaj thuhet nëse e përballon tërmetin e ardhshëm”, tha Papa.

Ai ka treguar edhe mënyrat se si mund të bëhet verifikimi i një godine nëse është rezistent ndaj lëkundjeve të tërmetit, ose jo.

“Drejtojuni një inxhinieri të njohur, verifikimi fillon me gjetjen e projekteve ekzistuese, kontrollohet nëse projekti ka qenë i saktë apo jo, pastaj a është zbatuar qartë. Nëse projekti nuk ekziston, objekti matet, futet në program modelohet dhe i vihen ngarkesat dhe pasi bëhet ky verifikim dilet në përftimin nëse është rezistent ose jo”, deklaroi Papa.

Teoritë e konspiracionit se tërmeti në Turqi edhe nga mbi toka dhe jo nëntoka, Papa i ka quajtur “përralla me mbret”, që nuk janë aspak të vërteta.

Të fundit

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

A mund t’i fshijmë kujtimet e këqija? Sipas mjekëve ka disa metoda që mund t’i zbehin ato

A mund të bëhet realitet fantashkenca? Në “Eternal Sunshine of the Spotless Mind” të vitit 2004, personazhi i Jim Carrey i nënshtrohet një procedure fshirjeje...

Rovena Stefa në një romancë me ish-burrin e Drenushës, Atilla Kardesh?

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa e cila mori pjesë në Big Brother VIP Kosova 3, aludohet se ka nisur një romancë të re me...

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 vota nga diaspora

Kanë mbërritur në Parkun Olimpik të Tiranës rreth 3200 vota të Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zarfet janë marrë në dorëzim nga KQZ,...

Lajme të tjera

Web TV