Berisha “presion” mediave/ Mos e ftoni Ramën në studio, do protestojmë para TV tuaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Sali Berisha ju ka bërë thirrje mediave, që të bojkotojnë Ramën, mos t’i japin hapësirë.

Ai ka paralajmëruar se do të ketë protesta në mediat që do të ftojnë Ramën.

“Nuk vjen në parlament për t’u ballafaquar, por shkon në studio.

Iu bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Mos e bëni studion në refugjio. Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që shkojë në studio.

Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë.

Kudo që të shkojë, kudo që të shkelë, ne do bëjmë protesta!

Nuk merret ky, është njëlloj si të merret në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë.

Thirrje medieve: asnjë hapësirë, bojkotojeni! Ky po bojkoton parlamentin, po bojkoton qeverinë.

Unë e kam me sinqeritet këtë thirrje, ne do protestojmë gjithë kohën që ai do jetë në studio.

Nga shkoi dje, nga ABC u fut, nga mbrapa. Do marrim masa dhe nuk do futet dot”, është shprehur Berisha.

Më tej Berisha ka komentuar deklaratat e Ramës në emisionin Opinion.

“U tha medieve amerikane që janë kazan si Nju Jork Post, por tha se serioze janë Uashington Post dhe Nju Jork Tajms.

Akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot, Uashington Post.

Kjo gazetë thotë: McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Edi Ramën.

Gazeta vazhdon, se Charles McGonigal ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.

Ka ky sy për të lexuar? E mashtron Fuga. Është i shpërqendruar. Po jeton ditët e fundit në pushtet.

Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit, Stars and Stripes.

Sikundër, gazeta tjetër e madhe, Nju Jork Tajms, thotë se McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani, e ka fjalën për Edi Ramën”, ka thënë më tej kreu i PD-së.

Ndër të tjera, Berisha ka dënuar mbrojtjen që Rama i bëri mbrëmë McGonigal.

Lexo edhe :  Meta në listën e mbyllur të PD-së/ Rama: Speciet më të ulëta të faunës politike

“Pyetjes së gazetarit se çfarë donte ai që shtrohej me mish e pilaf në mejhanet e Tiranës, ai i përgjigjej se ajo është puna e tij në FBI.

Pra mishi dhe pilafi i mejhaneve të Tiranës privatisht duke zhvatur gjobat. Pra, kundërshtoi në mënyrën më absurde gjobëvënien e tij.

Të gjithë mediat e botës e thonë, ia tha edhe gazetari.

Pra, për çfarë e përdori intervistën? Për të mbrojtur veten dhe McGonigal. që ka tradhtuar vendin e vet. Që ka përdorur agjencinë për qëllime private, që ka prerë gjoba.

Ndaj për të gjitha këto, komisioni është jetik. Ne do krijojmë komision dhe McGonigal është në burg, edhe Edi Rama do shkojë në burg.

McGonigal është në burg për çështjen e Shqipërisë, për atë tjetrën e kanë nxjerrë në lirim.

Edi Rama nuk mund të rrijë. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të bashkohemi për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe sa më shpejt”, ka thënë Berisha.

 

Të fundit

Paralajmërimi i avokatit: Ja kur lirohet Ilir Meta nga qelia

Avokati Edmond Petraj thotë se nëse Ilir Meta fiton mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, avokatët...

FOTO/ Publikohen momentet e fundit të Eglit brenda ‘BBVA’, pranë i qëndron Gjesti

Egli Tako ka përfunduar rrugëtimin e saj në ‘Big Brother VIP Albania’ për shkak të gjendjes shëndetësore. Pak minuta me parë faqja zyrtare e ‘Big...

Ditët me diell marrin fund! Meteorologia: Ja kur nisin reshjet e shiut…

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja...

Do të lundrojnë në para/ Shenjat e horoskopit të favorizuara financiarisht në muajin mars

Financat janë një çështje e madhe për të gjithë tani, por tre shenjat e horoskopit që tërheqin bollëkun financiar gjatë marsit 2025 mund të...

Para ose pas zgjedhjeve, në fund prapë do shkojmë për Pazar!

Nga Ben Andoni Nuk ka vit më strapacues për shqiptarët e zakonshëm sesa kur mbahen zgjedhjet e përgjithshme, ashtu si njësoj pothuaj ngjet edhe me...

Lajme të tjera

Web TV