Rritja e çmimit të patentës/ Ja kur hyn në fuqi vendimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, në rubrikën “Opinion” foli në lidhje me rritjen e çmimit të patentës në 85 mijë lekë të reja.

Drejtori i DPSHTRR, sqaroi se program është i njëjtë, dhe se nuk ka ndryshuar, ndërsa i ndalur tek rritja e çmimit ai tha se asgjë nuk është bërë në fshehtësi dhe se synohet të realizohet program. Ndër të tjera theksoi se rimëkëmbja e tregut duhet të marrë vëmendje maksimale.

Ai tha se çmimi i ri do të ketë hyrë në fuqi para zgjedhjeve të 14 majit, por ende nuk ka një datë fikse.

“25 janë seanca të plota, 9 janë manovra të veçanta. Programi është i njëjtë. Të gjitha krahasimet e çmimeve dhe tarifave bëhen mbi baza ligjore. Situata nuk është kështu. Në rast se regjistrat janë të mbushur me firma, ne nuk kemi si e kapim kursin e pakryer. Në 2021 bëhen ndryshme në Kodin Rrugor.  I kemi dhënë një faqe të re lejeve të drejtimit. Nuk ka rritje sepse është rritur çmimi, por kërkohet sepse kërkohet të bëhet programi dhe kjo kërkon kosto. Çmimi që ka bërë bujë këto, nga ato 85, gati 20% paguhen dhe sot, pjesa tjetër i mbeten kursit”, tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Artur Sulçe: Ne e dimë se sa është niveli ekonomik dhe paga mesatare në Shqipëri. Dhe na zë 10.5 % të pagës mesatare të personave që janë në shtet flasim. Pra problemi që shtrohet ky diskutim i kostos që kanë llogaritur këta  e marrin parasysh këto 10.5 %.

Blendi Gonxhe: Marrëveshja ndihmon që tregu të rimëkëmbët. 2 mijë veta janë të punësuar në këtë sektor dhe këta 2 mijë profesionistë përse duhet të marrin një rrogë mizerabël.

Lexo edhe :  Levan-Tepelenë/ Mikrobusi me turistë përplaset me një automjet

Kush do të jetë institucioni që do të kontrollojë punën?

Blendi Gonxhe: Jemi vetëprogamuar. Kemi menduar që ti shtojmë vetës tonë një aleat të rëndësishëm që është qytetarë.  Do të ketë kontrolle po qytetari merr rolin e parë. Qytetari nuk shkonte në mësim sepse nuk paguante. Tani nuk është budalla që të paguajë dhe të shkojë në mësim.

 

Të fundit

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV