Parlamenti i këtij vendi rikthen dënimin me vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpunësit civil të shpallur fajtor për “tradhti të lartë” do të dënohen me vdekje në Bjellorusi.

Këtë vendim mori parlamenti bjellorus në leximin përfundimtar të projektligjit, njoftoi sot media vendase Belta.

Dhjetorin e kaluar, parlamenti bjellorus miratoi një ligj që parashikonte dënimin me vdekje për oficerët dhe ushtarët e shpallur fajtorë për tradhti, dhe nëse bëjnë shpifje ndaj ushtrisë do të dënohen me katër vjet burg.

Vitin e kaluar, vendi u vu nën kritika ndërkombëtare për dënimin me vdekje që është vendosur ndaj atyre që janë dënuar për sulme të dyshuara terroriste. Ky veprim i Minskut erdhi si përgjigje ndaj akuzave për sabotim hekurudhor nga bjellorusët për të ndaluar forcat ruse nga nisja e sulmeve në Ukrainë.

Bjellorusia nuk ka dërguar trupat e veta në Ukrainë, por ka lejuar Rusinë të përdorë territorin e saj si një bazë për pushtimin e saj në shkurt 2022 dhe lejon avionët luftarakë rusë dhe dronët të përdorin hapësirën e saj ajrore për të nisur sulmet ndaj Ukrainës.

Të fundit

Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin

Ky ilustrim edhe me foto është vetëm për votuesit nga jashtë, sidomos për ata që u është refuzuar më...

Zgjedhjet e 11 majit, edhe ‘Djathtas 1912’ dorëzon kërkesën për regjistrim në KQZ

‘Djathtas 1912’, në emër të kryetarit Rezart Kthupi, ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sot, duke u bërë partia e...

U paraqit në SPAK, Tom Doshi tregon arsyen: Normale të të thërrasë prokuroria

Tom Doshi u thirr këtë të hënë në SPAK. Pasi daljes, ai ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke treguar edhe arsyen...

Netanyahu: Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kërkesën për çmilitarizimin e plotë të Sirisë jugore, si dhe synimin e tij për të mos toleruar vendosjen e...

Ngatërroi marshin e makinës dhe hipi mbi trotuar, shoferja merr para këmbësorin

Një incident me makinë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit, ku ka mbetur i lënduar...

Lajme të tjera

Web TV