“Boll u tallët me demokratët”/ Ekstremistja e djathtë ‘leksion’ Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, dikur një mbështetëse e ish kryeministrit, Sali Berisha , i ka bërë thirje këtij të fundit që të prishë koalicionin me Partinë e Lirisë, nëse vërtet do të fitojë ‘revlocuionin’ për të cilin flet.

Në një postim të bërë në facebook, Kokalari ka përcaktuar 5 pika të cilat sipas saj do të sillnin fitoren e Berishës në lëvizjen e nisur të cilën ai e quan ‘revolucion’.

“Nëse Berisha vërtet do ta fitojë këtë ’revolucion’, ai duhet të:

1- Prish koalicionin me LSI

2- Penalizojë manipuluesit dhe hajdutet brënda PD, dhe kur këta janë njerëzit e tij më të besuar

3- Hap partinë dhe hap rrugën për meritokracinë e vërtet duke garantuar garë të barabartë për të gjithë kandidatët

4- Trego që interesin e Shqiptarëve e ka prioritet, mbi interesin personal

5- Kërko zgjedhje parlamentare të parakohëshme”-shkruan Kokalari.

Kokalari shkruan se koha e revolucioneve të dhunshme ka përfunduar dhe i bën thirrje Berishës që mos të tallet me demokratët pasi dhuna nuk është përgjigjie. Në përfundim, aktivistja republikane shkruan se Berisha ka këshilltarë të dobët pranë vetes të cilët sipas saj i kanë ‘hapur gropën’ me këshillat që i kanë dhënë.

“Ka ikur koha e revolucionit me dhunë. Në rradhë të parë merr votën e elektoratit. Sigurisht Rama vodhi vota ne 2021, por Luli do kishte fituar po mos kishte pazare apo presione me dosjen e FBI.

Dhuna nuk është përgjigje. Boll u tallët me demokratët. Berisha ka këshilltar shumë të dobët rreth vetes, të cilët i hapën gropën me budallallëkun dhe injorancën e tyre. Kjo është fatkeqësi sepse Berisha po ta kishte luajtur drejt kësaj rradhe, do kishte shumë mbështetje sot”-përfundon Kokalari.

Kujtojmë se ditë më parë, Kokalari njoftoi zyrtarizimin e partisë së saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike.

Lexo edhe :  10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

 

 

Të fundit

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

“Non grata”/ Analisti: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA

Sali Berisha nuk e heq dot ‘non gratën’ as në SHBA dhe as në Britani. Për të arritur këtë ka vetëm një mënyrë, që...

Lajme të tjera

Web TV