‘Plas’ grushti në stadium/ Presidenti i klubit të Gramshit rreh arbitrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisariati i Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kishin marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve sportive Gramshi dhe Valbona, në stadiumin e qytetit të Gramshit.

Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, sipas regullores, kishin marrë masat për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit.

Në minutat e fundit të zhvillimit të lojës së futbollit, shtetasi A. B., 24 vjeç, president i klubit të futbollit të Gramshit, ka goditur me grusht shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, arbitër i ndeshjes, dhe për këtë arsye është ndërprerë ndeshja.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, kanë ndërhyrë në stadium duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke shoqëruar shtetasin A. B., në ambientet e Komisariatit të Policisë Gramsh.

Në vijim të veprimeve, Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 24 vjeç dhe D. B., 58 vjeç, banues në Gramsh (babë e bir);

B., me detyrë president i klubit të futbollit të Gramshit, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, pasi, në përfundim të ndeshjes së futbollit të zhvilluar në Gramsh, ndërmjet ekipeve Gramshi dhe Valbona, ka goditur me grusht shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arbitër i ndeshjes;

B., për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë”, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë  shoqërimit të djalit të tij, shtetasit A. B.

Lexo edhe :  Aksidenti tragjik me dy viktima në Paulesh, tre prej të plagosurve dërgohen te Trauma

 

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV