Inter jo vetëm që nuk është për titull në Serie A, por rrezikon të arrihet edhe nga Roma dhe Milan në vendin e dytë. Zikaltrit humbën 1-0 në transfertë me Bologna-n, një rival që po kthehet në “mace e zezë” në sezonet e fundit.
Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste për shënim, ku vendasve iu anulua një gol nga VAR, e dyta pati më shumë ritëm. Por kur pritej që miqtë të shënonin, ndodh e kundërta.
Orsolini në minutën e 76-të shënon për vendasit dhe gëzon tifozët. Inter tentoi deri në fund të paktën për të shmangur humbjen, por nuk ishte e thënë. Të besuarit e Inzaghit tani do duhet të bëjnë llogaritë vetëm për të mbrojtur vendin e dytë, pasi për titullin as që bëhet fjalë.