“Sot Shqipëria po vdes”, aktori i njohur nostalgjik për kohen e Enverit: Atëherë kishim..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Astrit Çerma, ka reaguar i revoltuar pas publikimit të disa fotove tek gazeta Tema ku tregohej jeta në kohën e komunizmit.

“Disa gazeta të disa demokratëve të thekur seç na nxjerrin disa fotografi me ca dyqane buke, me ca njerëz të hutuar, me ca karroca, me ca sheshe e rrugë me parrulla, për të na rrëfyer se ç’lanet ishte koha e Enverit.

Një propogandë idiote “tëpkë” siç bëhej në atë kohën e komunizmit për vendet kapitaliste.

Thjeshtë: Një propagandë anti-komuniste me me mjete komuniste…

Hapini albumet e asaj kohe, hapini. Do të shihni uzina, fabrika, kombinate, hidrocentrale, ushtri, marinë, pilotë, shkolla, teknikume, institute, universitete, do të shihni art, kulturë, shëndetësi, e tjera e tjera e tjera e tjera.

Po. Edhe nëse merrni mundimin, po me këtë mënyrën propogandistike tuajën, at’herë bëni ca krahasime për këtë kohë sot me kohën e atëhershme.

P.Sh: Me prindër “të lumtur” që vdesin të braktisur nga fëmijët, me novojtoresh të shkollave të mesme mbushur me shiringa droge, me vrasje, përdhunime, e rrahje në mes të ditës, me TV ku kurvërohet me shale, gjokse, me seks, të njejta me banalitete kafshëshe tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera, e tjera…

Ajo kohë nuk fshihet me palaçollëqe të tilla, sepse, nuk mund të fshihen 50 vjetë nga jeta e një kombi. Jo.

Ajo kohë zbërdhehet, dhe pa tjetër do të vijë një ditë që do të zbërthehet nga studiues, analistë e politikanë të pablerë me interesat që i detyron, i josh apo i blenë, ose i kërcënon koha e sotme t’u qavarraviten politikanëve të sotëm që “zanatin” e kanë mësuar dhe e mësojnë nga veprat në seri të atij që si sot e vite më parë e “rrëzuan”.

Lexo edhe :  Anglia “ngrin” bashkimet familjare! Refugjatët përballen me kërkesa të reja

Ç’më gëzoni që rrëzuat të vdekur Enverin kur keni 31 vjet që mbani gjallë sa-leh vrerin”, shkruan i revoltuar ai.

Të fundit

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Lajme të tjera

Web TV