Marrëveshja Shqipëri-Mal i Zi/ Balluku: Moment i artë për sigurinë energjitike të rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku firmosi sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive memorandumin “Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë”, me homologun e saj në Malin e Zi.

Gjatë një interviste Balluku e konsideroi këtë memorandum një moment të artë për sigurinë energjitike të rajonit.

“Dy nga marrëveshjet që u firmosën sot, janë dy marrëveshje shumë të rëndësishme që do të sistemojnë një problematikë shumë të vjetër që ne kemi patur mes projekteve rajonale dhe bashkëpunimit me Malin e Zi, që sigurisht nuk ka ardhur nga dëshira për të mos bashkuar por ka ardhur për shkak të zhvillimeve politike që shpesh Mali i Zi ka patur, dhe një qëndrueshmërie të brishtë të qeverive që unë kanë ndryshuar herë pas herë. Dy marrëveshjet që unë kam nënshkruar sot me kolegun tim, janë dy marrëveshje që konsistojnë në fushën energjitike dhe ne fushën e infrastukrurës.

Në fushën energjitike, prej shumë kohësh kemi patur një bllokim për një nga projektet më të rëndësishme sa i përket energjisë, që është gazjellësi , i parashikuar si pjesë e TAP. Procesi ka qenë i bllokuar nga pala malazeze, Mali i  Zi ka qenë hezitues, vetëm pak muaj më parë, kryeministri Abazovic e cilësoi atë si projekt strategjik dhe shumë të rëndësishëm për Malin e Zi, duke na bërë optimist se tashmë ka ardhur momenti për të krijuar konsorciumin e katër shteteve. Presim menjëherë të nisim nga puna, duke patur parasysh krizën energjitike, është një moment i Artë, si edhe sigurinë energjitike. Shqipëria mirë apo keq, e kemi patur komoditetin e pavarësisë, dhe nuk e kemi përdorur gazin rus. Kështu që është një moment i artë për sigurinë energjitike në të gjithë rajonin”, u shpreh Balluku.

Lexo edhe :  U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

 

Të fundit

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Lajme të tjera

Web TV