Rama publikon projektin e urës mbi Bunë/ Shtysë e turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamja nga projekti i Urës së Bunës.

Marrëveshja për këtë projekt që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, u firmos dje në mbledhjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze në Podgoricë.

Rama shkruan se ura e re do t’i japë një shtysë turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

“MIRËMËNGJES 

dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur“, shkruan Rama.

Distanca mes Velipojës dhe Ulqinit do të shkurtohet nga 73 km në më pak se 1 km. Vendimi për ndërtimin e kësaj ure ishte një nga marrëveshjet që qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi firmosën në mbledhjen e dytë të përbashkët. Projekti do të financohet nga të dyja qeveritë.

Të fundit

Viti i Maks Velos/ Bardhyli: Do rikthejmë veprat e tij

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Leximit, Alda Bardhyli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se...

Dëme kolosale/ Të burgosurit angazhohen në shuarjen e zjarreve në Los Angeles

Shumë prej zjarrfikësve që punojnë gjatë gjithë kohës për të luftuar zjarret e mëdha në Los Angeles janë të burgosur. Departamenti i Korrigjimeve dhe...

Virozat e stinës/ Mjekja: Situata në terren shqetësuese!

Mjekja pediatre Valbona Shahinaj, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 tha se jemi në kohë viroze. Shahinaj theksoi se situata në...

Trump konsideron Groenlandën si “domosdoshmëri absolute”, Danimarka propozon bisedime

Danimarka i ka dërguar një mesazh privat ekipit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi rritjen...

Përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetëra të plagosur

Të paktën 30 persona janë lënduar pasi dy tramvaj u përplasën në një aksident të tmerrshëm në Francë. Një operacion i madh shpëtimi është duke...

Lajme të tjera

Web TV