Koronavirusi/Ilir Meta ngre task-forcën: Po s’morët mjekim, na bëni telefon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka ngritur task-forcën për përballimin e situatës emergjente të krijuar nga koronavirusi në Shqipëri, veçanërisht pas ditës së sotme ku dy persona rezultuan pozitivë, edhe Ilir Meta ka ngritur task-forcën e tij.

Përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, kreu i shtetit ka bërë të ditur ngritjen e task-forcës nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri.

Sipas Presidencës, task-forca do të bëjë të mundur bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore, monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie.

Ilir Meta fton të gjithë qytetarët që të kontaktojnë presidencën nëse nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim: Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore; monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie; Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme. Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontatojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion: taskforce@president.al, si dhe në dy numrat celularë: +355693435861, +355693354269”, shkruan në Facebook, zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV