Zgjedhjet e 14 majit/ Ja kur do të shpërndahen fondet për partitë politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një bashkëbisedim me gazetarët është shprehur se pas 31 Marsit do të bëhet shpërndarja e fondeve për partitë politike.

“Do bëjmë shpërndarjen e fondeve pas datës 31 Mars. Është data e fundit që partitë politike do duhet të sjellin raportin financiar për vitin 2022. Shpërndarja e fondeve iu bëhet atyre partive që kanë të drejtë në bazë të ligjit dhe që kanë dorëzuar raportin vjetor”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri theksoi se shpërndarja e fondeve nuk ka lidhje me çështjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Celibashi u shpreh se është parashikim i ligjit që në fletën e votimit të shënohet emri i kryetarit të partisë.

Ndër të tjera, Celibashi foli edhe për zbatimin e teknologjisë në votim, numërim elektronik dhe identifikimin biometrik të zgjedhësve. Ai u shpreh se shumë shpejt  do të hapen procedurat prokuruese për pajisjet dhe shërbimet respektive.

“Procesi po ecën mirë duke konsideruar kohën që KQZ iu vunë fondet në dispozicion për të përgatitur procesin e votimit elektronik, në Elbasan, Kamëz dhe në Vorë. Këto ditë hapim edhe procedurat prokuruese për pajisjet ose shërbimet teknike respektive. Sa i përket çështjes së operatorëve apo dhe stafit tjetër teknik që do të angazhojë KQZ akoma nuk i kemi hapur thirrjet. Punë ditësh të themi, ndoshta maksimumi, fundi i javës tjetër do i hapim thirrjet për të ftuar të interesuarit për tu angazhuar si operatorë”, tha Celibashi.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV