Makabritet në Tiranë/ Tre gra të vdekura dhe tre të plagosura nga e njëjta dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krime makabre në tre vende të ndryshme ndodhën dje në Tiranë, ku në harkun e dy orëve, “vrasësi i grave” Dan Hutra 40-vjeç, i mori jetën tre grave dhe tre të tjera mbetën të plagosura. E shkuara e errët e një killeri që në jetën e tij vrau, përdhunoi, mbajti peng gra, por drejtësia i dha lirinë. Autori arrestohet mbrëmjen e djeshme, ndërsa drejtësia mban barrën e rëndë që e “lejoi të vriste”.

Me një skenar filmi horror, 40-vjeçari Dan Hutra ka ekzekutuar tre gra dhe ka plagosur tre të tjera brenda pak orëve. E filloi në zonën e quajtur “Astir”, e vijoi në Kodër-Kamëz dhe e përfundoi në “Paskuqan”, duke lënë pas me tre gra të vrara dhe tre të tjera të plagosura, dy prej të cilave në gjendje të rëndë. Monstra vrasës grash u arrestua gjashtë orë pas krimit, ndërsa në të shkuarën e tij kishte kryer të tjera krime makabre, po ndaj grave, ku më 2003 kishte përdhunuar kunatën e tij dhe pasi del nga burgu vrat bashkëshorten në vitin 2007, vetëm 22 vjeçe. Burgu për të do ishte pak, por drejtësia e liroi, për të kryer të tjera krime, derisa dje në mesditë Dan Hutra bëri masakrën e madhe.

Ngjarjet

Në zonën e “Astirit” fillimisht rreth orës 10.30 ka plagosur ish-të dashurën, pasi i ka kërkuar dhe i ka marrë një shumë parash. Ngjarja nuk është raportuar në polici, por e plagosura Marjana Gurakuqi i është drejtuar spitalit, gjest i cili ka penguar policinë të veproj në kohë, por i ka lënë kohë Dan Hudrës që të eci i qetë në drejtim të Kodër Kamëz ku ka ekzekutuar motrën e Vladimir Kurit, i cili vuan dënimin e përjetshëm. Më pas Hutra ka shkuar tek familja e ish- bashkëshortes së tij, që ishte ndarë vetëm pak muaj më parë ku me breshëri kallashnikov ka lënë të vdekur motrën dhe kunatën e Elena Hysës, ish- bashkëjetueses së tij. Ndërsa këtë të fundit dhe nënën e saj e ka lënë të plagosur në sy të fëmijës së vet 10 vjeç. Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Dan Hutra u zhduk për disa orë por është lokalizuar nga policia në zonën e Sharrës ku kanë bërë të mundur dhe arrestimin e tij.

Vrasje të paralajmëruara

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga masakrat e djeshme në një zinxhir të frikshëm, ku Dan Hutra ose i quajtur Dan Hutra qëlloi për vdekje motrën dhe kunatën e ish-bashkëshortes, ndërsa ekzekutoi në Kamëz edhe ish-të dashurën e tij e më pas qëlloi me thikë duke e plagosur rëndë të dashurën aktuale. Dan Hutra nuk është një emër i padëgjuar për autoritetet e policisë, madje vrasjen e dyfishtë që kreu ditën e djeshme e kishte paralajmëruar gati një vit më parë. Elena Hysa, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, i kishte vënë në dijeni uniformat blu për kërcënimet, që Dan Hutra dje i ktheu në vepra duke i marrë jetën dy grave të së njëjtës familje dhe jetën e motrës së Vladimir Kurtit. Historia që çoi dje në vrasjen e dy grave nisi që një vit më parë, ku ish-bashkëjetuesja Elena Hysa, bëri padi në polici për partnerin e saj Dan Hutra, i cili në mënyrë të vazhdueshme sipas saj e kishte dhunuar, madje e kishte kthyer atë në një shërbyese, nga e cila kërkonte çdo gjë gati edhe larjen e këmbëve. Pavarësisht dhunës dhe presionit të ushtruar ndaj saj, Elena Hysa priti me gëzim lajmin që kishte mbetur shtatzënë, megjithatë ky gëzim nuk zgjati shumë, pasi partneri i saj e akuzoi se po i sillte në shtëpi një fëmijë të dikujt tjetër, pasi sipas verifikimeve të kryera nga ai, fëmija nuk ishte i tij. Pas kësaj situate Hysa shkoi në shtëpinë e prindërve të saj për të gjetur paqe, por një gjë e tillë nuk ishte e destinuar për të pasi Hutra vijoi me presionet dhe i kërkoi familjes së saj të gjitha shpenzimet e fejesës që shkonin rreth 4 mijë euro. Ai kërcënoi familjen e ish-bashkëjetueses duke i thënë “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju, vajza juaj më ka ikur nga shtëpia. Nëse nuk gjeni paratë do jua bëj shtëpinë gjak, nuk mbaj kopilin tuaj”. Pas kallëzimit të në polici, Elena Hysa mori urdhër mbrojtje ndërsa Dan Hutra vijonte të mohonte se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në këto kushte pas marrjes së kallëzimit nga ana e policisë gjyqësore, më datë 16.06.2022, është kryer arrestimi i shtetasit Dan Hutra për kryerjen e veprës penale “Dhunë në Familje”, ku qëndroi 8 muaj i burgosur, pavarësisht se kërkoi dënim më të lehtë. Ndër të tjera ajo ka treguar se ndihet e frikësuar për jetën e saj dhe të familjarëve pasi shtetasi Dan Hutra është dënuar më parë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij. Konkretisht Hutra ka ekzekutuar me gjakftohtësi Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura kanë mbetur Elena Hysa, 35 vjeçe, ish-bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijës së tij, si dhe Kujtime Hysa, e ëma e ish-bashkëjetueses së tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të djalit të tij, rreth 1 vjeç. Pak para kësaj ngjarjeje, Hutra ka shkuar në banesën e ish-të dashurës së tij, 40-vjeçares Marjana Gurakuqi, duke e dhunuar dhe plagosur me thikë dhe duke i marrë asaj një shumë të konsiderueshme parash. Aktualisht ajo ndodhet në spital, ndërsa ka dëshmuar para efektivëve të policisë. Ndërkohë rreth të njëjtës orë, në Kamzë, është ekzekutuar po me armë zjarri 31-vjeçarja Etleva Kurti, motra e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurti. Por ky i fundit ka akuzuar se vrasësi i motrës së tij është pikërisht Dan Hutra, pasi sipas tij ky i fundit e kishte kërcënuar Kurtin në burg duke i thënë se do të vriste atë dhe të motrën.

Lexo edhe :  Sot protesta e opozitës/ Zbardhet ‘skenari’ dhe rrugët që do të bllokohen!

Vrasja e gruas në 2007

Por Hutra nuk është një personazh që policia nuk e njeh apo nuk kishte dëgjuar më parë, përkundrazi, ai cilësohet si një njeri me rrezikshmëri të lartë, i dënuar disa herë. Në vitin 2003 ai ka marrë peng nënën dhe kunatën e tij si dhe ka përdhunuar kunatën tjetër. Për këtë krim ka kryer vetëm 3 vite burg duke i hapur kështu rrugë kryerjes së një krimi tjetër. Në 10 dhjetor 2007 ai ka vrarë më thikë bashkëshorten e tij Dafina Havalja, vetëm 22 vjeçe. Pas vrasjes ai ka marrë trupin e saj, e ka vënë në krevat e për të mbuluar gjurmët i ka lënë thikën në dorë. “Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte ai në atë kohë. Veç të tjerash, në prani të kufomës ai ka pirë birra dhe cigare dhe i ka hedhur ato gjithandej nëpër banesë, duke i dhënë fund xhelozisë së lindur që prej tetë muajsh, kur ai u martua me vajzën nga Klosi. Hutra fillimisht u shpall në kërkim por u arrestua 3 ditë pas ngjarjes në afërsi të Kukësit brenda autobusit të linjës Tiranë – Kosovë dhe në mars 2009 u dënua nga gjyqtarja Fatmira Hajdari me 24 vjet burgim për “vrasje me paramendim”. Por në aplikim të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 16 vjet burgim. Teksa ndodhej në burgun e Drenovës në vitin 2013, Hutra u akuzua se në qelinë e tij ka mbajtur 2 celularë e 4 sharra që kanë ndihmuar në arratisjen e disa të dënuarve në 23 nëntor 2013 mes të cilëve edhe Admir Tafili. Hutra është me origjinë nga një zonë me Admir Tafilin dhe mësohet se në burg ka pasur lidhje të ngushta me “ideatorin” e arratisjes nga burgu i Drenovës. Hutra ka dalë shpejt në liri pasi rezulton që është arrestuar sërish në 16 qershor 2022 për “dhunë në familje”, pra rreth 14.5 vite pas vrasjes. Gjithsesi për dhunën në familje ka kryer sërish vetëm 8 muaj burg dhe është liruar vetëm dy javë më parë. Por si është e mundur që një njeri me precedentë të rëndë kriminalë të pengmarrjes, përdhunimit dhe vrasjes në të treja rastet brenda familjes, lihet sërish i lirë?!

Të fundit

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën...

Do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025! Kush është ‘Shkodra Elektronike’?

Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në...

Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë pjesë e administratës publike. Qeveria ka...

Drejtoria e Policisë përgënjeshtron Berishën, hedh dritë mbi ngjarjet e protestës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se...

“Thjesht krizë trafiku”, Minxhozi komenton protestën e opozitës: Pjesëmarrja e Berishës…

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në një intervistë për një emision...

Lajme të tjera

Web TV