Rama: Balta ndaj meje në Shqipëri, një kanal ujërash të zeza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare duke thënë që në fillim se asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij në SHBA.

“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHVA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht.

Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjmshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua,.

Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh. Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua”, tha Rama

Të fundit

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Lajme të tjera

Web TV