Graham Potter pranë largimit, ja dy emrat që përfliten për të marrë drejtimin e Chelsea

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mediet britanike çështja më e diskutuar vijon të jetë e ardhmja e trajnerit Graham Potter. Chelsea gjatë muajt shkurt nuk regjistroi asnjë fitore, ndërsa këtë vit “Blutë e Londrës” numërojnë vetëm një triumf përballë Crystal Palace (1-0).

Pas shpenzimeve marramendëse në merkaton e janarit, kriza sa vjen e thellohet te Chelsea. E ardhmja e Potter mbetet në rrezik. 47-vjeçari anglez vijon punën i qetë në krye të klubit, teksa në prononcimet për mediet ka deklaruar se ka mbështetjen e drejtuesve të klubit.

Megjithatë në ishull janë të bindur se dy sfidat e radhës që do të luhen në “Stamford Bridge” janë vendimtare për të ardhmen e trajnerit.  E para përballë Leeds United në Premier League. Fitorja e fundit e Chelsea në kampionat, daton më 15 janar.

Menjëherë më pas vjen dueli në Championas League me Dortmundin. Verdhezinjtë kanë moralin e lartë, pasi triumfuan në sfidën e parë 1-0. Presioni është mbi skuadrën e Graham Potter. Në rast se Chelsea eliminohet, shkarkimi i anglezit do të ishte i paevitueshëm.

Emra të shumtë janë në horizont si pasuesit e mundshëm të tij, por së fundmi raportohet se dy janë favoritët kryesorë: Luis Enrique dhe Zinedine Zidane. Spanjolli është i papunë që pas Botërorit Katar 2022. Spanja e tij u eliminua nga Maroku dhe tekniku vendosi të tërhiqet nga drejtimi i iberikëve.

52-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner. Ai ka drejtuar Barcelonën, duke fituar Champions League, dy tituj dhe tre Kupa Mbreti. Gjithashtu, Luis Enrique ka qenë më parë edhe në drejtimin e Celta Vigos dhe Romës.

Zidane, që prej largimit të tij nga Reali në majin e viti 2021, vijon të jetë i papunë. 50-vjeçari ishte kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares franceze, por “Gjelat” rinovuan me Deschamps. Gjatë dy periudhave në krye të Realit, tekniku francez fitoi tre herë trofeun e Champions League dhe dy tituj të La Ligas.

Lexo edhe :  Habit Kristiano Ronaldo: Mbape nuk di të luajë si pykë, të mësojë të luajë si unë

Zizou përflitet edhe si një alternativë e mundshme për stolin e Brazilit, por Ancelotti mbetet favoriti kryesor. Vetë Zidane ka deklaruar se së shpejti do të rikthehet për të marrë drejtimin e një klubi dhe Chelsea mund të jetë destinacioni i duhur për të.

Të fundit

Shqiptarët orientojnë kursimet në lekë/ BSH: Frenohen depozitat në euro

Depozitat në monedhën kombëtare kanë pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2024. Qytetarët por edhe bizneset kanë ndryshuar qasje...

T’i hysh detit të pensioneve me këmbë

Nga Fatos Çoçoli Pardje u zhvillua në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare për Reformën në Sistemin e Pensioneve në Shqipëri. Banka Botërore është një institucion ndërkombëtar, që...

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

TIRANE- Prokuroria e Posaçme kërkoi sot që 8 ish zyrtarët e marrë të pandehur për dosjen e inceneratorit të Tiranës të shpallen fajtorë për akuzën...

Kush mund ta ndalojë Donald Trumpin?

A mund të ndalohet Presidenti Donald Trump? Më saktësisht-me një Kongres që kontrollohet nga Republikanët – deri në çfarë mase do të jetë sistemi...

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez. Studiuesit, të udhëhequr nga...

Lajme të tjera

Web TV