Vula e PD/ Sot vendimi i gjykatës dhe protesta e opozitës, rrugët bllokohen në orën 10

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot do të jepet vendimi për vulën e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 18 dhjetorit si legjitim.

Po në këtë ditë, ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama.

Teksa protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00, rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Të fundit

Dhuna ndaj punonjësit të ‘Ilirian Guard’, policia nis hetimin ndaj 59-vjeçarit

Lidhur me rrahjen të një punonjësi të 'Ilirian Guard', me detyrë si roje pranë një institucioni në Vlorë, më...

Moti për fundjavën, si parashikohet të jenë dy ditët e para të Marsit

Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si...

Mbështetësit e Veliajt protestouan para SPAK, AMP heton zv/drejtorin e Policisë

Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, njëherës shef i rendit në DVP Tiranë, Idris...

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ende nuk dihet arsyja pse deputeti është paraqitur në SPAK. lajm në perditesim..

Lajme të tjera

Web TV